VIDEO/ Këndohet shqip në shkollën ku ka studiuar kryeministri grek

VIDEO/ Këndohet shqip në shkollën ku ka studiuar kryeministri grek

67
0
Shares



 
Vetëm të rinjtë mund të kapërcejnë barrierat që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe ky është rasti konkret se si një 13-vjeçare shqiptare ka bërë që të këndohet shqip, në gjimnazin ku ka mbaruar studimet edhe Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras.

 

Në koncertin e organizuar me rastin e festave të fundvitit në Gjimnazin e Dytë Piramatiko, në Athinë, 13- vjeçarja shqiptare, Marinea Plaka dhe kori i fëmijëve të kësaj shkolle, interpretuan në gjuhën shqipe këngën “Ja na erdhi Viti i Ri”.

Ashtu sikurse thotë për ATSH-në nxënësja shqiptare e kësaj shkolle, që kur u prezantuan me tekstin në shqip, fëmijët dhe mësuesit e pëlqyen shumë këtë këngë duke e përfshirë në repertorin e koncertit me rastin e festave të fundvitit.

Që nxënësit shqiptarë shkëlqejnë kudo ku jetojnë dhe studiojnë, kjo është pak por e sigurt, dhe ky është një shembull pozitiv i integrimit të tyre në shtetin fqinj, Greqi. /ATSH/



 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY