I këndoi Enverit, reagon Tërmet Peçi: Po le të më heqin, ça...

I këndoi Enverit, reagon Tërmet Peçi: Po le të më heqin, ça të them unë

118
0
Shares

Videoja e cila qarkullon në internet prej disa orësh, ku shihet kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi duke drekuar me drejtuesit lokalë në 75 vjetorin e çlirimit të qytetit dhe duke kënduar këngë për Enver Hoxhën, sigurisht që është shoqëruar me reagime të forta.

Kujtojmë se ai këndon krah Golikut të Bënçës, i cili e ka patur dobësi Enver Hoxhën që kur thurte këngë në festivalet folklorike të Gjirokastrës në vitet ’80.

Partia Demokratike ishte e para që reagoi duke e cilësuar si një skandal dhe duke kërkuar shkarkimin e tij. Nga ana tjetër, disa nga ish- të përndjekurit, në prononcime për media, shprehen të shokuar nga ky veprim.

Deputeti Shehu i ka kërkuar kryeministrit Rama në emër të Partisë Demokratike shkarkimin e Peçit, ndërkohë që reagimi i këtij të fundit nuk ka munguar.

Kryebashkiaku në reagimin e tij duket sikur do të minimizojë veprimin e tij, duke e konsideruar krejt normal dhe duke u përpjekur të shmangë përgjegjësitë që i takojnë për të shfaqur një figurë sa më të mirë para publikut.

Ai tha:

Gjithçka ishte në kuadër të festimeve. Nuk kishte asgjë tjetër. Sa për reagimin e deputetit të PD-së, për këtë qark, Tritan Shehut, do e pyes pse nuk erdhi dje në aktivitet, po merret me këto histori? Po le të më heqin, ca të them unë. S’do merrem me këto histori.”

K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY