Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nusja i helmoi të ëmën dhe e mbyti, i riu nuk takon dot të bijën që po rritet në burg

16/09/2018
Nusja i helmoi të ëmën dhe e mbyti, i riu nuk takon dot të bijën që po rritet në burg
Share on FacebookShare on Whatsapp

Oltionin Lamin, e takojmë në një bar-kafe në afërsi të Zogut të Zi. Shfaqet i qetë. Është djalë fjalëpakë. Kishte mbërritur në vendin e takimit 20 minuta përpara, e po kthente një kafe.

Rrëfimin e tij e nis avash. E gjithë jeta i është kthyer përmbys, kur nëna e tij Lirije Lami, u vra (fillimisht piu helmin që i ishte hedhur në lëng portokalli e më pas u mbyt) në ambientet e shtëpisë, në prill të 2017. Ai tregon se ishte shumë i lidhur me të ëmën dhe tronditja kur mësoi lajmin e kobshëm ishte e fortë. Drama do të thellohej edhe më shumë, kur nisi të dyshonte se autore e krimit, ishte bashkëshortja e tij, 19-vjecare, Marjana Çmeta.

Dyshimet se vinin dhe i shtoheshin e kjo – sikurse ai tregon – nga veprimet që bënte gruaja me të cilën kishte lidhur jetën, e prisnin të bëheshin prindër të një fëmije. Lindi tre muaj, pasi Oltioni kishte humbur nënën. Ishte vajza. Marjana, tashmë e izoluar në qelitë e burgut 325 në Ali Demi, e quajti Olia (O – shkronja e parë e emrit Oltion – e Lia, siç i thërrisnin shkurt nënës së tij Lirije.

“Nuk e njoh Olian akoma. Kam shumë mall për të, dua ta takoj. Ta marr në krahë, të dëgjoj belbizimet e saj. Ajo ka mbushur 1 vjec me datë 26 gusht”, thotë Oltioni, teksa na tregon një foto të vajzës.

Foton ia ka nisur një i njohur i tij.

“Një shok i imi punon në një studio fotografish. Kishin shkuar të afërmit e Marjanës, për të larë fotot e vajzës. Ai i kishte njohur dhe mi nisi. Shihe sa e bukur është”, shprehet 24-vjecari. Përse nuk ke bërë përpjekje për ta takuar vajzën Oltion?

“Ah, i kam bërë përpjekjet e mia. Një i njohur më tha që vajzën e cojnë prindërit e Marjanës cdo ditë në burg. qëndron në qeli nga ora 07.30 deri vonë. Një ditë, mora guximin tu dilja para e ta shihja vajzën. Shkova një orë përpara te dera e burgut në Ali Dem. Doja vetëm ta përqafoja dhe do ikja. Nuk i pashë. Tani jam duke pritur të përfundojë gjyqi dhe më pas do kërkoj kujdestarinë”, shprehet Oltioni.

Gjatë bisedës më të, kupton se po përpiqet fort të fusë jetën në rrjedhën normale. Ka nisur të punojë si kamarier dasmash. Punon shumë, deri vonë. Ama, as nuk e mendon që të paktën për momentin të krijojë një lidhje te re.

“Më çfarë më ndodhi mua e kam shumë të vështirë. Do më duhet kohë e gjatë të krijoj një lidhje. Dua ta njoh mirë vajzën që do ndaj jetën me të. E desha Marjanën, me të cilën jetova dy vite, por ja çfarë më bëri…”

Pas krimit tronditës, Oltioni jeton vetëm me babain. Është djalë i vetëm. Motra e tij, po e vetme, është martuar dhe ka nisur jetën e saj. Ndihet vetëm.

“Isha shumë i lidhur me mamin. I rrëfehesha për cdo gjë. Më mungojnë bisedat me të. Shkoj shpesh të varri. Unë nuk kam qenë asnjëherë në dijeni se problemet mes saj dhe Marjanës kishin shkuar në pikën e fundit. Mesa duket nuk donte të më shqetësonte”, rrëfen Oltioni.

Ai tashmë i ka kthyer sytë nga drejtësia, prej nga pret ndëshkim për fajtorët. Me kalimin e viteve shpreson se plagët do ti shërohen disi. Ama nuk do t’i zhduken kurrë./TiranaPost.al

Tags: helmimihistoriaoltion lamivjehrra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.