PD në familjen e 77 vjeçarit të plagosur nga policia: Këta të...

PD në familjen e 77 vjeçarit të plagosur nga policia: Këta të vrasin natën dhe të qajnë ditën

132
0
Shares

Pas plagosjes të 77 vjeçarit Haxhi Lika nga forcat Renea gjatë aksionit në Lushnjë, sekretari i Aksionit Qytetar, deputeti Ervin Salianji dhe Kryetari i PD se Lushnjës, deputeti Myslym Murrizi vizituan familjen e 77 vjeçarit në fshatin  Rremas.

Deputetët u interesuan për gjendjen e familjarëve duke pyetur lidhur me ngjarjen e ndodhur.

Familjarët e të moshuarit të pafajshëm, të goditur me plumb në kokë nga policia, treguan keqtrajtimin dhe ushtrimin e dhunës pa asnjë shkak.

“Terror or burrë, terror. U thashë, aman ore çfarë ju kemi bërë, kush jeni? Çfarë doni nga ne u thashë”– u shpreh njëri prej familjarëve që tregonte dhunën e policisë, ndërsa e ema e moshuar qante.

Pjesë nga biseda mes tyre:

“Myslym Murrizi: Me këta dy persona që me demek janë në kërkim keni lidhje miqësore? I njihni?

Nipi i të plagosurit: Jo, jo fare. Nuk e dimë fare. Nuk kemi lidhje farefisnore fare. As nuk i njoh, as nuk më njohin, çfarë të të them unë.”

“Nipi i të plagosurit: Xhaxhai ka qenë shtrirë. Sa është ulur, e ka kapur në kokë.

Myslym Murrizi: Në atë distancë që është, 1 metër, ka qenë në krevat, se po të ishte në këmbë, do ta kapte në bark plumbi jo në kokë.”

Nga ana tjetër deputeti Ervin Salianji kërkoi ndjekjen penale të kujtdo që ka shkrpeur armën ndaj një qytetari të pafajshëm.

Kanë blinda ata në Vlorë. Përse nuk venë në Shkodër, përse nuk i venë në Lushnje në qytet, me bandat e Aldo Bares. Përse nuk përballen këta në mënyrë të drejtpërdrejt me “Hakmarrjen për Drejtësi”,  Ata vijnë tek ju që jeni punëtorë, që punoni, që jeni të pamundur, sepse janë të pafuqishëm, janë të tredhur për t’u përballur me bandat ata.”-u shpreh Salianji 

“Ne po themi dhe ju po thoni, kemi thënë që Zoti na ruaj. Tani duhet të bëhemi zotër të vetes sonë. Me këtë qeverisje nuk ecet më. Këta janë banditë. Këta janë fiks ajo shprehja, që vijnë të vrasin natën dhe të qajnë ditën.”– tha Ervin Salianji.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY