Thyen heshtjen kryeministri, thumbon PE-në: Shyqyr hoqi njollën

Thyen heshtjen kryeministri, thumbon PE-në: Shyqyr hoqi njollën

106
0
Shares

Ky thyer më në fund heshtjen kryeministri Rama, duke zgjedhur të reagojë për liberalizimin e vizave në Kosovë.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Rama dhe pse është përpjekur të reagojë, ka thumbuar dhe një nga institucionet më të rëndësishme të unionit evropian, siç është dhe parlamenti evropian.

Rama e  thumbon Parlamentin Europian duke i thënë se hoqi nga vetja njollën me të cilën Europa ka kaq vjet që cenon flamurin e vet duke mos hequr vizat për Kosovën.

Ja çfarë ka shkruar kryeministri:

Shyqyr që Parlamenti Europian e hoqi nga vetja njollën me të cilën Europa ka kaq vjet që cënon flamurin e vet duke mos hequr vizat për Kosovën! Kosova mbetet dhe për pak kohë i vetmi vend me viza për në Europë, por kjo e sotmja është një hap për t’u përshëndetur sidoqoftë”.

Po ku ndodhet kryeministri i shqiptarëve teksa zgjedh të bëjë deklarata të tilla thumbuese nga Twitter-i?

Kryeopozitari Lulzim Basha nga takimi i jashtëzakonshëm në Durrës, me opozitën e bashkuar, ka deklaruar se Rama ndodhet në New York prej 5 ditësh, për të kryer një tjetër vjedhjeje.

Sipas tij, Rama ka premtuar truallin e konsullatës shqiptare në New York, për kullë në këmbim të një mini sipërfaqe edhe për zyrat e konsullatës.

“Rama kapet duke vjedhur me ligj dhe zhduket 5 ditë në New York, dhe atje po mendon të bëjë një tjetër vjedhje me ligj. Të vjedhë territorin e konsulatës në New York dhe të ndërtojë kullë”, u shpreh Basha nga takimi.

Përderisa kryeministri hesht dhe nuk flet,por thumbon me reagime nga rrjetet sociale, kjo aprovon deklaratën e liderit të opozitës./K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY