Kartelet e drogës përgjakin Krishtlindjet, 16 të vrarë, 7 me koka të...

Kartelet e drogës përgjakin Krishtlindjet, 16 të vrarë, 7 me koka të prera

51
0
Shares

Të paktën 16 persona janë vrarë dhe 7 të tjerëve ju është prerë koka ditën e Krishtlindjes në Meksikë, duke e shndërruar këtë ditë në të përgjakshme.
Sipas AFP një bandë kriminale ka therur 7 persona, duke përfshirë 3 policë që ishin në një festë familjare në një fshat në jug të Meksikës, zonë kjo që është e njohur për akte të dhunshme.
Ndërkohë në fshatin Chihuahua në afërsi të kufirit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës 9 persona janë vrarë barbarisht, në mesin e të cilëve ishin edhe 5 gra që paraprakisht janë torturuar si dhe një burrë, pjesët e trupit të të cilit janë gjetur në një kamion të braktisur.
Në Meksikë po zhvillohet një betejë e ashpër mes karteleve të drogës të cilët i varrosin viktimat e tyre në varrezat e fshehura në të gjithë vendin.
                                             
                                                             

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY