Kërcënohet gjyqtari në Korcë për një proces pronash

Kërcënohet gjyqtari në Korcë për një proces pronash

93
0
Shares

Një gjyqtar i gjykatës së Korcës ëhstë kërcënuar këtë mbrëmje nga dy persona ndërsa po qëndronte në një lokal të qytetit.

Besnik Shehu u kërcënua nga dy banorë të korcës në lidhje me një gjyq që u zhvillua dy vjet më parë nga ky gjyqtar. Policia ka regjistruar denoncimin e gjyqtarit dhe më pas ka bërë shoqërimin e kërcënuesve në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.09.2018 në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi B.Sh, 54 vjeç, banues në Korçë, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, i cili ka deklaruar se për shkak të detyrës, për një çështje pronash që ka shqyrtuar në vitin 2016, është kanosur me fjalë në qytetin e Korçës, nga shtetasit M.H, 66 vjeç, banues në Korçë dhe E.M, 65 vjeç, banues në Porodinë-Korçë.

Shtetasit e mësipërm janë shoqëruar në Komisariat, ku janë kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe në konsultim me Prokuroren e çështjes u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY