Mekanizmi i ri, ndryshon lëvizja pa viza në Europë, aplikim online...

Mekanizmi i ri, ndryshon lëvizja pa viza në Europë, aplikim online 5 euro para udhëtimit

73
0
Shares

Krahas forcimit të kontrollit kufitar edhe për vetë shtetasit europian, duke shkaktuar pritje më të gjata kohore për procedurat në pikë-kalime, në fillim të 2017 pritet të hyjë në fuqi dhe mekanizmi i ri për pezullimin e vizave.
Një mekanizëm i tillë egziston, megjithëse nuk është përdorur ende, pasi u kërkua, fillimisht në 2010, nga shtetet anëtare përpara se Këshilli i BE-së të vendoste për liberalizimin e vizave me Shqipërinë e Bosnjën dhe ngjashëm, ai pritet të shfrytëzohet edhe për vendet e tjera të dialogut në të ardhmen, përfshirë Kosovën.
Por në dallim nga mekanizmi egzistues, versioni i pajtuar së fundmi mes institucioneve të BE-së, midis të tjerash, i mundëson edhe Komisionit, jo vetëm vendeve anëtare të prekura, që të kërkojë si zgjedhje të fundit, në raste specifike, rikthim të përkohshëm të vizave ndaj vendeve përfituese problematike.
Duke shpjeguar për RTSH, Tove Ernst, zëdhënëse e KE tha se: “Së pari, ne e kemi një mekanizëm për pezullimin e vizave në fuqi me rregulloren tonë të vizave dhe ajo që bëjmë tani është përforcimi i këtij mekanizmi, në mënyrë që të forcojmë politikën tonë të liberalizimit të vizave. Nuk është një mekanizëm për pezullimin e vizave vetëm ndaj një vendi, apo rajoni, por u takon më shumë se 60 shteteve me të cilat ne kemi marrëveshje për regjimin e lirë të udhëtimit. Në themel, kjo mundëson rivendosjen e vizave, në mënyrë më të shpejtë se përpara, megjithëse nuk është përdorur edhe më parë, por tani vendimi mund të merret më shpejt, në rastet e dyndjes së migrantëve të parregullt dhe të rrezikshmërisë së lartë të sigurisë. Kjo bëhet vërtetë me synimin e forcimit të politikës sonë , për të mundësuar vazhdimin e dialogut të vizave, si dhe për të forcuar mardhënien me ato vende, me të cilat ne kemi regjimin e lëvizjes pa viza”.
I njëjti motiv shtyn Unionin që të paraqesë Sistemin Europian të Informacionit të Udhëtimit (ETIAS), ashtu siç funksionon aktualisht për SHBA dhe Kanada, por që në Europë pritet të hyjë në fuqi vetëm në fillim të vitit 2021.
“ETIAS, sistemi europian i autorizimit të informacionit të udhëtimit, nuk është aspak vizë, por tërësisht diçka tjetër, që synon të lehtësojë udhëtimin pa pengesa të atyre që duan të hyjnë në BE. Pra është një sistem, në të cilin ne mund të verifikojmë nëse ata përbëjnë rrezik për sigurinë publike, apo janë emigrantë të parregullt, përpara se të paraqiten në kufi” tha Tove Ernst, zëdhënëse e KE.
Sipas saj “Aplikimi “online” për këtë merr vetëm pak minuta dhe ju nevojiten të dhënat e pasaportës.
“Ne presim që në 95 për qind të rasteve, aplikuesit të marrin menjëherë përgjigje pozitive për autorizim të udhëtimit” tha zëdhënësja e KE për RTSH.
“Kjo do të na mundësojë verifikimin për rrezikun përpara kalimit të kufirit, për të parandaluar që njerëzit të refuzohen pasi të kenë ardhur deri në kufi, pasi informacioni do të jetë marrë përpara se të kryhet udhëtimi, që ata mund ta planifikojnë. Formulari plotësohet përmes internetit dhe brenda pak minutash merret përgjigja, që duhet treguar në kufi. Kjo nuk i takon veç një shteti apo një rajoni, por për të gjithë qytetarët që lëvizin pa viza në Europë, të cilët duhet ta plotësojnë në kohë përpara se të kalojnë kufirin, ku do të verifikohet. Kjo kushton 5 euro dhe është e vlefshme për 5 vjet. Pra, është një procedurë shumë e thjeshtë, efiçente dhe mjaft e kuptueshme për përdoruesit, çfarë synon gjithashtu vazhdimin e politikës sonë për liberalizimin e vizave dhe për të mbajtur marrëdhënien egzistuese me vendet që kemi regjim të lëvizjes së lirë. Pra, është një element që forcon mardhënien tonë dhe lëvizjen e lirë të udhëtarëve. Ky është qëllimi” sqaron Tove Ernst, zëdhënëse e KE.
Ajo shton se “Në një numër mjaft të ulët rastesh, do të na nevojitet të verifikojmë informacione shtesë, nëse paraqitet ndonjë shqetësim për sigurinë, apo për migracionin e paligjshëm dhe sistemi do të na tregojë – u tregon autoriteteve dhe ata shqyrtojnë manualisht më pas rastet përkatëse. Për një pjesë të tyre, përgjigja pritet të mbërrijë brenda 2 javësh, ndërsa në rastë të rralla, vërtetë, për 1 deri në 2 përqind, kur parashikohet që të ketë një rrezik potencial për sigurinë e migracionin e rregullt, hyrja mund të refuzohet. Gjithësesi, personi në këtë rast duhet të ndërmarrë veprime dhe të apelojë ndaj autoritetit, pra ka masa sigurie edhe për individët. Por për shumicën dërrmuese të udhëtarëve, përgjigja dorëzohet menjëherë dhe për një numër të ulët rastesh, brenda pak ditësh. Pra, ne presim një numër tepër shumë, shumë të ulët refuzimesh për këtë autorizim” thotë për RTSH Tove Ernst, zëdhënëse e KE.
Të moshuarit, ose personat që nuk kanë qasje në internet, apo nuk kanë llogari bankare, mund ta bëjnë kërkesën përmes të afërmve të tyre, apo agjencive të udhëtimit.
Në rast të kundërt, aplikimi mund të bëhet edhe në kufirin hyrës europian, pasi parashikohet vendosja e pajisjeve të posaçme për këtë qëllim, por kjo mund të shkaktojë radhë të gjata e vonesa për udhëtarët e pranuar, ndërkohë që të refuzuarit do të kthehen në atdhe për nisjen e procedurës së ankesës ndaj autoritetit europian shkaktar për këtë refuzim.
Një mekanizëm i tillë egziston, megjithëse nuk është përdorur ende, pasi u kërkua, fillimisht në 2010, nga shtetet anëtare përpara se Këshilli i BEsë të vendoste për liberalizimin e vizave me Shqipërinë e Bosnjën dhe ngjashëm, ai pritet të shfrytëzohet edhe për vendet e tjera të dialogut në të ardhmen, përfshirë Kosovën.
Në dallim nga mekanizmi egzistues, versioni i pajtuar së fundmi mes institucioneve të BE-së, midis të tjerash, i mundëson edhe Komisionit, jo vetëm vendeve anëtare të prekura, që të kërkojë si zgjedhje të fundit, në raste specifike, rikthim të përkohshëm të vizave ndaj vendeve përfituese problematike.
Duke shpjeguar për RTSH, Tove Ernst, zëdhënëse e KE tha se: “Së pari, ne e kemi një mekanizëm për pezullimin e vizave në fuqi me rregulloren tonë të vizave dhe ajo që bëjmë tani është përforcimi i këtij mekanizmi, në mënyrë që të forcojmë politikën tonë të liberalizimit të vizave. Nuk është një mekanizëm për pezullimin e vizave vetëm ndaj një vendi, apo rajoni, por u takon më shumë se 60 shteteve me të cilat ne kemi marrëveshje për regjimin e lirë të udhëtimit. Në themel, kjo mundëson rivendosjen e vizave, në mënyrë më të shpejtë se përpara, megjithëse nuk është përdorur edhe më parë, por tani vendimi mund të merret më shpejt, në rastet e dyndjes së migrantëve të parregullt dhe të rrezikshmërisë së lartë të sigurisë. Kjo bëhet vërtetë me synimin e forcimit të politikës sonë , për të mundësuar vazhdimin e dialogut të vizave, si dhe për të forcuar mardhënien me ato vende, me të cilat ne kemi regjimin e lëvizjes pa viza”.
I njëjti motiv shtyn Unionin që të paraqesë Sistemin Europian të Informacionit të Udhëtimit (ETIAS), ashtu siç funksionon aktualisht për SHBA dhe Kanada, por që në Europë pritet të hyjë në fuqi vetëm në fillim të vitit 2021.
“ETIAS, sistemi europian i autorizimit të informacionit të udhëtimit, nuk është aspak vizë, por tërësisht diçka tjetër, që synon të lehtësojë udhëtimin pa pengesa të atyre që duan të hyjnë në BE. Pra është një sistem, në të cilin ne mund të verifikojmë nëse ata përbëjnë rrezik për sigurinë publike, apo janë emigrantë të parregullt, përpara se të paraqiten në kufi” tha Tove Ernst, zëdhënëse e KE.
Sipas saj, “Aplikimi “online” për këtë merr vetëm pak minuta dhe ju nevojiten të dhënat e pasaportës. Ne presim që në 95 për qind të rasteve, aplikuesit të marrin menjëherë përgjigje pozitive për autorizim të udhëtimit” tha zëdhënësja e KE për RTSH.
“Kjo do të na mundësojë verifikimin për rrezikun përpara kalimit të kufirit, për të parandaluar që njerëzit të refuzohen pasi të kenë ardhur deri në kufi, pasi informacioni do të jetë marrë përpara se të kryhet udhëtimi, që ata mund ta planifikojnë. Formulari plotësohet përmes internetit dhe brenda pak minutash merret përgjigja, që duhet treguar në kufi. Kjo nuk i takon veç një shteti apo një rajoni, por për të gjithë qytetarët që lëvizin pa viza në Europë, të cilët duhet ta plotësojnë në kohë përpara se të kalojnë kufirin, ku do të verifikohet. Kjo kushton 5 euro dhe është e vlefshme për 5 vjetë. Pra, është një procedurë shumë e thjeshtë, efiçente dhe mjaft e kuptueshme për përdoruesit, çfarë synon gjithashtu vazhdimin e politikës sonë për liberalizimin e vizave dhe për të mbajtur mardhënien egzistuese me vendet që kemi regjim të lëvizjes së lirë. Pra, është një element që forcon mardhënien tonë dhe lëvizjen e lirë të udhëtarëve. Ky është qëllimi” sqaron Tove Ernst, zëdhënëse e KE:
Ajo shton se “Në një numër mjaft të ulët rastesh, do të na nevojitet të verifikojmë informacione shtesë, nëse paraqitet ndonjë shqetësim për sigurinë, apo për migracionin e paligjshëm dhe sistemi do të na tregojë – u tregon autoriteteve dhe ata shqyrtojnë manualisht më pas rastet përkatëse. Për një pjesë të tyre, përgjigja pritet të mbërrijë brenda 2 javësh, ndërsa në rastë të rralla, vërtetë, për 1 deri në 2 përqind, kur parashikohet që të ketë një rrezik potencial për sigurinë e migracionin e rregullt, hyrja mund të refuzohet. Gjithësesi, personi në këtë rast duhet të ndërmarrë veprime dhe të apelojë ndaj autoritetit, pra ka masa sigurie edhe për individët. Por për shumicën dërrmuese të udhëtarëve, përgjigja dorëzohet menjëherë dhe për një numër të ulët rastesh, brenda pak ditësh. Pra, ne presim një numër tepër shumë, shumë të ulët refuzimesh për këtë autorizim” thotë për RTSH Tove Ernst, zëdhënëse e KE.
Të moshuarit, ose personat që nuk kanë qasje në internet, apo nuk kanë llogari bankare, mund ta bëjnë kërkesën përmes të afërmve të tyre, apo agjencive të udhëtimit. Në rast të kundërt, aplikimi mund të bëhet edhe në kufirin hyrës europian, pasi parashikohet vendosja e pajisjeve të posaçme për këtë qëllim, por kjo mund të shkaktojë radhë të gjata e vonesa për udhëtarët e pranuar, ndërkohë që të refuzuarit do të kthehen në atdhe për nisjen e procedurës së ankesës ndaj autoritetit europian shkaktar për këtë refuzim.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY