Autoriteti i Aviacionit Civil në Kolumbi pas hetimeve të kryera ka dalë në përfundimin se avioni me ekipin e Chapecoense në bord ishte në limitin e karburantit dhe kishte mbipeshë.
Në raportin paraprak, thuhet se avioni ku humbën jetën 71 persona ishte në kufi të mbipeshës, ndërsa regjistrimet tregojnë se piloti dhe bashkë-piloti diskutuan mundësinë për të bërë një ndalesë në Leticia (Kolumbi) ose Bogota sepse ishin në kufirin e karburantit.
“Ata ishin të vetëdijshëm se karburanti që kishin nuk ishte i mjaftueshme” tha zyrtari, duke shtuar se gjatë fluturimit piloti, Miguel Quiroga, vendosi të ndalojë në Bogota, por më vonë e ndryshoi vendimin dhe shkoi drejt Medellin ku u rrëzua.
Shumica regjistrimeve audio të paraqitura në Bogota janë nxjerrë nga kutitë e zeza të cilat janë ekzaminuar në Londër nga prodhuesit e pajisjes.
Sipas zyrtarëve, avioni u nis me 500 kg mbi peshën e lejuar.
Ekipi i futbolllit Chapecoense është themeluar në vitin 1973 dhe përfaqëson qytetin e Chapeco, një zonë e rëndësishme industriale në Brazil.
Në 2009 merrte pjesë në kampionatin e serisë D më pas shumë shume shpejt arriti në kategorinë e parë duke zënë vendin e 9.
Chapecoense po udhëtonte në drejtim të Medellin për t’undeshur me ekipin e Atletico Medellin për finalen e Kupës së Amerikës Latine.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/