Audiopërgjimi Biba-Bianku drejt dështimit, prokuroria nuk ka materialin bruto të bisedës

Audiopërgjimi Biba-Bianku drejt dështimit, prokuroria nuk ka materialin bruto të bisedës

95
0
Shares

Prokuroria po has vështirësi me hetimin e audio përgjimit mes Denar Bibës dhe gjyqtarit të Gjykatës së Strazburgut Ledi Bianku.

Pas nisjes së verifikimeve organi i akuzës i kërkoi portalit që e publikoi që te vinte në dispoziocion materialin bruto të audiopërgjimit, por mësohet se i vetmi që i është vënë ne dipsozicion është ajo pjesë që është publikuar.

Kjo ka sjellë problem për hetuesit të cilët kërkojnë materialin e plotë dhe origjinal për të vijuar hetimet dhe regjistruar çështjen nese ka apo jo elemente te veprës penale.

Pak ditë më parë portali Exit.al publikoi audiopërgjimin duke pretenduar se nën kryetari i KQZ Denar Biba, në emër të sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaci ka shantazhuar gjyqtarin përfaqësues të Shqipërisë në Gjykaten e Strasburgut, për të mbyllur problemin e pronave.

Biseda është bërë në 2014. Vetë Biba në një prononcim për mediat pranoi se kishte bërë bisedën por tha se e vërtat e metaforës së trenit nuk është ashtu siç është intepretuar si shantazh ndaj gjyqtarit që ky i fundit të bllokojë çështjet e pronave në Strasburg.

Pak orë pas publikimit të videos Kreu i PD-së, Lulzim Basha doli në një deklaratë për median ku e quajti ‘akt të mirëfilltë mafioz” dhe i kërkoi prokurorisë nisjen e hetimeve menjëherë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY