Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Kemi 8 ditë që presim” / Zhdukja e mistershme e dajës dhe nipit në Shkodër

31/08/2018
“Kemi 8 ditë që presim” / Zhdukja e mistershme e dajës dhe nipit në Shkodër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kur kanë kaluar 8 ditë nga denoncimi i dy familjeve për zhdukjen e Gëzim Hysajt dhe Agron Mollajt, dajë dhe nip, Policia e Shkodrës nuk ka dhënë ende asnjë informacion zyrtar për fatin e tyre.

Hysaj dhe Mollaj humbën kontaktet me familjarët mbrëmjen e 23 gushtit, ndërsa që prej asaj dite nuk kanë ende asnjë të dhënë. Bashkëshortja e Gëzim Hysajt, duke folur për ngjarjen ka deklaruar se 56-vjeçari kishte dalë nga shtëpia në Postribë rreth orës 20:20, duke i thënë se do të takonte një shok në qytetin e Shkodrës.

Saimira Hysaj, nënë e katër fëmijëve, tregon se e ka telefonuar burri rreth një orë më pas, por nuk i është përgjigjur. Ndërsa kur ka provuar për herë të dytë, numri i ka dalë i fikur.

“Nuk dimë asgjë. Kemi shkuar në Polici dhe na kanë thënë që jemi në kërkim e sipër. Na kanë mbajtur me shpresa deri tani. Nuk ka bërë as ndonjë krim, asnjë ngatërresë apo asgjë të keqe, ndaj ne duam që të gjendet”, shprehet ajo. Në të njëjtën situatë ndodhet dhe bashkëshortja e Agron Mollajt, Merita. Nëna e tre fëmijëve thotë se nuk di të japë asnjë shpjegim për zhdukjen e bashkëshortit të saj. Ashtu si edhe në rastin e dajës së tij, edhe Agroni ka dalë nga shtëpia duke thënë se do të takonte një shok për kafe dhe më pas nuk është kthyer më.

“Ishte ora 21:30, doli dhe mendova se do kthehej. Që atë natë, nuk e dimë se ku ndodhet, as se çfarë i ka ndodhur”, shprehet Merita, duke shtuar se burri as telefonin nuk e kishte marrë me vete. Të dyja familjet kanë bërë denoncim në Polici në orët e para të datës 24 gusht, ndërsa ende nuk kanë asnjë informacion se çfarë mund të ketë ndodhur me dy kryefamiljarët. Mësohet se Policia deri tani nuk ka rënë në gjurmët e dy shtetasve dajë dhe nip. Gëzim Hysaj, baba i katër fëmijëve, është një punëtor i thjeshtë në bujqësi, ndërsa punonte dhe në një punishte ari dhe sermi në qytetin e Shkodrës.

Kurse nipi i tij, Agron Mollaj, baba i tre fëmijëve, punonte në një servis motorësh që e kishte hapur para shtëpisë së tij në Dobraç. Edhe pse e gjithë ngjarja ngjan si kriminale, grupi hetimor që po merret me zbardhjen e çështjes po përpiqet të zbulojë vendndodhjen e tyre përmes tabulateve të telefonit të Gëzim Hysajt. Sipas bashkëshortes së tij, ajo e ka telefonuar rreth orës 21:30 për t’i thënë që të kthehej në shtëpi për të ngrënë darkën, por nuk i është përgjigjur dhe më pas telefoni ka dalë i fikur. Përmes gjurmimit të vendndodhjes nga sateliti, hetuesit kanë kërkuar informacion nga kompania celulare që t’i japë vendin ku ndodhej telefoni i 56-vjeçarit në orën që i ka telefonuar bashkëshortja, për të zbuluar më pas diçka më shumë mbi këtë ngjarje misterioze./panorama

Tags: daja dhe nipiDenoncim Sali Berishapengmarrjeshkoder

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.