Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Adoleshentja nga Rimini prostituohej tek banda shqiptare për të paguar kokainën

30/08/2018
Durrës, rrëfehet prostituta 15-vjeçare: Punoja natë e ditë, tutorët as bukë për të ngrënë nuk më jepnin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një adoleshente italiane ka shitur trupin e saj për të kënaqur dëshirat e të dashurit dhe shokut të këtij të fundit për kokainë.  Shërbimet seksuale të vajzës raportohet se u janë dhënë dhe shpërndarëseve shqiptarë të drogës, në këmbim të ‘mallit’. Lajmi bëhet i ditur këtë të enjte nga mediat italiane, që raportojnë se lidhur me këtë histori ku është ndërthurur trafikimi i drogës dhe prostitucioni janë arrestuar 5 persona, mes të cilëve 3 shqiptarë.

Siç raporton “Il Resto Del Carlino”: Ndaj dy italianeve nga komuna Bellaria, Antimafia e Bolonjas ka ngritur akuzat për ndikim dhe shfrytëzim të prostitucionit me të mitur dhe A.T. 34 vjeç e M.G. 46 vjeç, janë arrestuar pas një urdhri nga prokuroria. Të dy akuzohen se kanë detyruar një vajzë 16 vjeçe, italiane me banim në Rimini, të prostituohej me qëllim që ata të kishin para të paguanin drogën që merrnin nga grupi i trafikantëve shqiptarëve.

Historia e prostitucionit ndërthuret me një tjetër hetim, atij për drogën, i kryer nga karabinierët e stacionit të Bellaria-s, e që ka zbuluar tre shqiptaret e arrestuar.

Faktet datojnë në vitin 2017. Vajza 16 vjeçe largohet nga banesa shumë herë dhe e ëma ndihet e alarmuar. Druhet se e bija mund të ketë përfunduar në shoqëri të keqe. Në profilin në Facebook të vajzës, zbulon se ajo ka shoqëri me një 34-vjeçar nga Bellaria. Në foton që poston duken paketime me drogë. Hetimet e karabinierëve fillojnë të zbulojnë çfarë fshihet pas trafikut të drogës.

Dalin në skenë tre shqiptarë, shpërndarës droge që furnizonin dy italianët, por hetimi zbulon gjithashtu edhe një histori prostitucioni: Vajza 16 vjeçe, e dashuruar me 34-vjeçarin nga Bellaria, prostituohet.

Hetimi i kalon në kompetencë Antifmafias së Bolonjas. Zbulohet se adoleshentja shoqërohet me një makinë tip “Alfetta” (prodhim i Alfa Romeo) për tu prostituuar në Rimini, në banesa. Paguhet nga 20 deri në 1.500 euro. Tarifa më e shtrenjte është për të kaluar një natë me klientë të moshuar. Të gjithëve u thotë se është 18 vjeçe. Paratë që mbledh, përdoren për të paguar drogën. Edhe vajza gjithashtu bëhet e varur nga droga. Disa herë ajo është përdorur edhe si “mall shkëmbimi”: seks në këmbim të kokainës dhe ajo shet trupin e saj të shpërndarësit shqiptarë, te të paktën dy prej tyre, të arrestuar më herët në hetimin tjetër për drogë.

Ndërkohë, ditën e djeshme, në pranga kanë përfunduar edhe dy italianët. Pritet që këtë të enjte të dalin para gjykatës. /Panorama/

Tags: prostitutariminishperndares heroine

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.