“Zhdukja e dy personave në Shkodër, Policia e Shtetit fsheh të vërtetën”

“Zhdukja e dy personave në Shkodër, Policia e Shtetit fsheh të vërtetën”

161
0
Shares

Partia Demokratike përmes deputetit Ervin Salianji u shpreh se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër.

Sipas selisë blu dy persona janë rrëmbyer prej ditësh ndërsa policia fsheh ngjarjen.

Ai theksoi se ngjarja lidhet me bandat kriminale që mbështesin dhe mbledhin vota për Edi Ramën në Shkodër.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETI ERVIN SALIANJI:

Ngjarjet e rënda të ndodhura ditët e fundit në Shkodër dëshmojnë se krimi dhe bandat e lidhura me qeverinë janë më të forta se ligji.

Vetëm kur bandat e lidhura me qeverinë sundojnë një qytet, ndodh që të kemi disa vrasje të njëpasnjëshme, gjobëvënie, shkatërrim prone, atentate dhe rrëmbime personash, pa autor.

Vetëm kur bandat janë të lidhura me qeverinë, policia e shtetit fsheh ngjarjet kriminale, si rrëmbimi mafioz i dy shtetasve Agron Molla dhe Gëzim Hysaj, të dy thuajse në të njëjtin orar.

Komunikata e policisë, familjarët kanë denoncuar në polici për rrëmbimin e këtyre personave por policía e ka fshehur ngjarjen, sipas informacioneve nga Shkodra edhe kjo ngjarje lidhet me bandat që mbështesin dhe mbledhin vota për Edi Ramën në Shkodër.

Banda e lidhur me qeverinë dhe me Edi Ramën, që njihen në Shkodër si banda e Bajrajve, ka totalisht nën kontroll qytetin e Shkodrës, duke krijuar të njëjtën situatë të rëndë kriminale si në Durrës, Elbasan, Fier dhe Vlorë, ku krimi bën ligjin dhe vendos për jetën e qytetarëve.

Qeveria që mburret dhe e shet në televizion kapjen e një hajduti, hesht para ekzekutimeve mafioze, si ai i ish-policit me gruan e tij, apo krimeve të tjera të rënda, si vrasja e Mehdi Kavajës, e Fatbardh Licit, apo zhdukja pa lënë gjurmë e dajës dhe nipit të tij prej 6 ditësh.

Të gjitha këto, krime të ndodhura javët e fundit, dhe situata sa vjen e rëndohet, ndërkohë që banda e qeverisë kapardiset edhe ekraneve, duke dhënë intervista.

Shtypi belg ka paraqitur kohët e fundit fakte tronditëse se si Bajrajt, që duhej të ishin në burg për shumë krime, shëtisin të lirë në Shkodër dhe kanë në dorë bizneset kryesore atje, të gjitha me mbështetjen e qeverisë.

Kryeministri dhe ministri ka marrë mesazhe nga qytetarë të Shkodrës që denoncojnë dhe dëshmojnë për krimet e kësaj bande, por askush nuk përgjigjet! Mesazhet e qytetarëve përfundojnë në celularët e të paprekshmëve dhe bandave të qeverisë.

Shqiptarët nuk e meritojnë këtë qeveri dhe kryeministër të lidhur kokë e këmbë me krimin e organizuar.

Qytetaret po e shohin këtë çdo ditë, opozita po e fakton këtë çdo ditë.

Shqiptarët meritojnë një qeveri që lufton me zero tolerancë krimin e organizuar! Partia Demokratike garanton qytetarët se që ditën e parë në pushtet do të nisë shtypjen dhe çmontimin e krimit të organizuar, ne do të realizojmë shkëputjen e politikës nga krimi dhe do të çoje prapa hekurave të burgut këdo që cënon sigurinë e familjeve dhe biznesit shqiptar.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY