Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Avokati i Popullit” përplas PS-LSI, socialistët: Të rihapet procesi i aplikimeve

28/12/2016
“Avokati i Popullit” përplas PS-LSI, socialistët: Të rihapet procesi i aplikimeve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Komisioni i Ligjeve vendosi që të rihapë procesin e aplikimeve për Avokatin e Popullit  për një periudhë 20-ditore. Fakti që vetëm tre kandidate shprehën vullnetin për t’u zgjedhur në krye të institucionit të Avokatit të Popullit ka shqetësuar socialistët. Deputeti Ulsi Manja tha se njoftimi i bërë nga shërbimi i Kuvendit nuk ishte i mjaftueshëm, dhe sipas tij shumë persona nuk kanë mundur të bëhen pjesë e procesit.
“Mandati i Avokatit të Popullit ka përfunduar por ligji për këtë institucion nuk krijon vakum. Procesi i përzgjedhjes së Avokatit të Popullit kalon në disa faza. Shpallja publike e vendit vakant bëhet nga Kuvendi. Kjo faze është përmbushur. Në datën 22 shtator 2016 është bërë shpallja e vakancës. Afati i dorëzimit të dokumenteve ka qenë një muaj. Kanë shprehur dëshirë 6 kandidatura. Denar Veshaj dhe Jordan Daci janë skualifkuar pasi sollën dokumentet jashtë afatit. Një zonjë është tërhequr nga gara. Ardjan Licaj, Igli Totozani dhe Altin Goxhaj janë tre kandidaturat për Avokat Populli. Ka pasur shqetësime për njoftimin. Propozoj që Kuvendi të rihapë procesin e aplikimeve për një periudhë 20-ditore që të bëhen pjesë e këtij procesi edhe të tjerët. Nuk shtrohet problemi që deri tani ka pasur paligjshmëri. Unë shtrova faktin a konsiderohet njoftim publik vetëm njoftimi i grupeve parlamentare dhe njoftimi online në faqen e Kuvendit për të pasur një pjesëmarrje më të gjerë. 22 janari 2017 është afati kur mund të mbyllet procesi kështu që jemi brenda afatit”, tha deputeti Manja.
Ndërkaq, Petrit Vasili i LSI i tërhoqi vëmendjen kolegëve socialistë, duke u shprehur kundër propozimit. Sipas tij nuk ka pse të ndiqen procedura ekstra ligjore.
“Më rezulton se asnjë nuk është ankuar për procesin e aplikimit. Pa i evidentuar ku e kemi shkelur, nuk kemi pse shkojmë në zgjedhje ekstra ligjore. Në ditën që mbaron afati dhe një grup tjetër interesi thotë se nuk ka pasur njoftim të plotë të procesit ne do rihapim sërish procesin? Duhet të jemi të kujdesshëm. Çfarë standardi ndjekim me ato persona që respektuan procedurën? Propozoj të mos marrim vendim sot. Të konsultohemi me shërbimet e Kuvendit dhe pastaj të marrim vendim”, tha Vasili.
Ndërsa deputeti Xhafaj tha se “Deri tani komisioni s’ka bërë asnjë procedurë. Vetëm shërbimi i Kuvendit ka shpallur vakancën. Komisioni është i vonuar e pranoj. Mendoj se në këtë rast nuk jemi para një diskriminimi negativ”.
Igli Totozani, Altin Goxhaj dhe Ardjan Licaj janë tre kandidatët për kreun e institucionit të Avokatit të Popullit, pasi drejtorit aktual i ka përfunduar mandati më 22 dhjetor.
Mes dy propozimeve, Komisioni pranoi atë të bërë nga relatori Ulsi Manja për rihapjen e procesin të aplikimeve për kandidaturën e Avokatit të Popullit për një periudhë 20-ditore. Opozita nuk ishte e pranishme në Komision, edhe kur më herët u prezantua paketa e dytë e reformës në drejtësi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

08/05/2026
Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

08/05/2026
Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.