Babai i këngëtarit që humbi jetën dy vjet më parë në aksident,...

Babai i këngëtarit që humbi jetën dy vjet më parë në aksident, apel për ata që udhëtojnë me makina

319
0
Shares

Babai i Ergi Dinit, që u aksidentua dy vjet më parë në Tiranë duke humbur jetën ka bërë thirrje sot të gjithë qytetarëve që të kenë mendjen kur lëvizin me makinë. Dashamir Dini teksa thekson se edhe 116 persona humbën jetën këtë vit në aksidente ka kërkuar nga familjarë dhe të afërm që të mos reshtin së këshilluari të tjerët që udhëtojnë më makinë që të zbatojnë rregullat.

Postimi i plotë: Ergi Dini kundër aksidenteve

Sirenat e autoambulancave,shqyejn ditet me vajtimin e kukuvajkave.
Edhe nje…edhe nje…edhe nje…pafundesisht edhe nje…E dhëmbja nuk ka te sosur.Rruget pergjaken nga pafundesija e aksidenteve,pothuaj çdo dite.

Plot 116 eshte numri pa fat i ketij viti.116 jane njerzit e dashur,te larguar perjetesisht nga ne.116 jane familjet qe populluan boten e zezë te humbjes.116 jane ditet e zise ne kalendar.116 jane vdekjet e mija
E megjithse,aksidentet,perseriten pothuaj çdo dite me fuqine e ritit,ne heshtim fatalisht duke u perpjekur te fshihemi mbas harreses te drames qe i ndodhi fqinjit,te afermit,shokut duke u mjaftuar me fjalen “larg meje”,pa u alarmuar se e keqja eshte mundesi ndaj çdo pakujdesije dhe çdo kujt.

15139627_10209025359528751_442441004_n

Si ka mundesi që ne kronikat e zeza te medjave,degjojme dhe shohim histori renqethese gjer ne paradoks.

….Nje i ri ndalohet nga policija ne oret e vona te nates,tek fluturonte me 196 kilometra ne ore,
ne nje nga rruget e qytetit te Tiranes.Dhe i le policet gojehapur,kur u kerkon qe te kryejn pune shpejt,sepse shoket po e presin tek nje pab…!
Ca te tjere ndalohen me shpejtesi te llahtareshme,duke bere gara diku ne nje nga rruget ne dalje te Tiranes,duke imituar filmat e Holliëod,etj,etj.
Por gjithsesi,keta jane djemte me fat.

Fatkeqesisht,116 te tjere,gjate po ketij viti,ishin te pafat.
Ata u ndane nga ne,duke lene dhembje dhe zi,mall dhe njemije brenga:Pse nuk kembengulem me shume,qe ata te ishin te kujdesshem?!Pse i lame te dilnin me vetura ate dite?!Pse nuk ishim me ta,qe te mos i linim te vraponin pas vdekjes….
Ah,eshte teper vone…

Por,gjithsesi,ate qe nuk arritem ta bejme ne siç
duhet me te shtrenjtit tone,keni mundesi ta beni ju njerez,duke mesuar nga dramat tona.
Ne keni Zot,mos heshtni ne familjet tuaja se dheni keshilla,mos reshtni se penguari te keqen dhe rrezikun per te mbrojtur dashurite tuaja.Mos harroni ate çfare ndodh pertej jush…
E keqja eshte nje mundesi,ndaj çdo pakujdesije.

Ju lutem!Luftoni ne çdo çast,per te mbrojtur te shtrenjtit tuaj,nga vetja!

Dashamir Dini

Kush është Ergi Dini:

Këngëtari Ergi Dini, 22 vjeç lindur në Shkodër, humbi jetën tragjikisht ne nentor te 2016 në Tiranë, gjatë një aksidenti rrugor me motor.

Edhe pse i ri në skenën muzikore shqiptare, që në moshë të re ai ka spikatur me zërin dhe talentin e tij në të kënduar.

Aq sa kur ishte vetëm 20 vjeç, do të shpallej fitues i konkursit muzikor të famshëm “X Factor”. Pas një konkurimi nën tutelën e Altuna Sejdiut, Ergi do të arrinte që në shkurt të vitit 2014, të fitonte “X Factor”.

Një vit më vonë ai do të konkuronte në “Kënga Magjike” me këngën “Pa frymë”, por që nuk do të arrinte të fitonte. Megjithatë për të karriera sapo kishte nisur. Në 2016, këngëtari do të sillte dy këngë të shoqëruara me videoklipe, përkatësisht “Morphine” dhe “Asnji gram”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY