Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama shkarkon Zv/ministren e Mjedisit

29/12/2016
Rama shkarkon Zv/ministren e Mjedisit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zv/ministrja e Mjedisit, Oltjana Ifti është shkarkuar nga detyra. Lajmi është konfirmuar prej saj në një prononcim ekskluziv për BalkanWeb. Ifti ka pohuar se vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të qeverisë me propozim të kryeministrit, Edi Rama dhe se zyrtarisht i është komunikuar pak minuta pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. E pyetur nga për motivacionin e shkarkimit, Ifti nuk ka preferuar të japë sqarime.
Arsyeja e këtij vendimi lidhet me fundin e bashkëqeverisjes mes PS-së dhe PBDNJ-së, të Vangjel Dules. Kësisoj bashkë me firmën për shkarkimin e zv/ministres së PBDNJ-së, Rama ka firmosur edhe divorcin politik me Dulen.
Marrëdhëniet e tyre u tensionuan veçanërisht pas debatit në Kuvend për prishjen e disa ndërtimeve në Himarë, por firma e Dules në mesin e 7 deputetëve që i kërkuan llogari kryeministrit Edi Rama për mungesën e një date konkrete për hapjen e negociatave me BE dhe replikat e ashpra me të në seancën e kaluar, duket se e kanë shtyrë kryeministrin e vendit të kërkojë divorcin përfundimtar me PBDNJ-në.
Bashkë me shkarkimin e zëvëndësministres së Mjedisit, Oljana Ifti, kryeministri Rama ka propozuar edhe shkarkimin e anëtarit të Komisionit të Prokurimeve Publike, nga radhët e PBDNJ-së, Spiro Kuro.
Shkarkimet e tyre vijnë në kuadër të kërkesës së kryeministrit për shkarkimin e gjithë anëtarëve dhe zyrtarëve të PBDNJ-së, në administratën shtetërore, megjithëse ky përfaqësim ishte pothuajse i papërfillshëm.
Ndonëse një nga aleatët më të gjatë, në kohën që Rama ishte në opozitë, aleanca me Dulen pësoi thyerje sapo Rama mori pushtetin. Kujtojmë se në 3 vite Dule nuk i ka kursyer kritikat e tij për keqeverisjen, kritika të cilat kulmuan me interpelancën e javës së kaluar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

08/05/2026
Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

08/05/2026
Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.