Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEBATI/ Veliaj: More 500 mijë Euro nga qeveria, Aliaj: S’janë paratë e mamit tënd

29/12/2016
DEBATI/ Veliaj: More 500 mijë Euro nga qeveria, Aliaj: S’janë paratë e mamit tënd
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mungesa në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës e nënkryetarit të komisionit të Urbanistikës, Besnik Aliajt, këshilltarit të opozitës është bërë shkak për debat mes kryebashkiakut Veliaj dhe opozitës.
Këshilltarët e opozitës kanë deklaruar se Aliaj nuk është pjesë e mbledhjes pasi ai është kërcënuar. Pas kësaj ka reaguar ashpër Veliaj, që e ka akuzuar Aliajn si arrivist, hipokrit dhe njeri që kërcënohet me shuka lekësh.
“Po bëhet një aludim sikur ky është kërcënuar, do t’ja them në sy se me duket hipokrizi pasi merr gjysmë milionë euro për punë publike nga qeveria e drejtuar nga Rama refuzon të vijë në debat, atij i vjen turp ndaj nuk vjen, ai është arrivist. Nëse është kërcënuar do e bëj unë vetë denoncimin dhe t’i ofroj mbrojtje nga kushdo që e kërcënon”- tha Veliaj.
Sipas Veliajt, vetëm Aliajt i shkon dëgjesa 24 mijë euro.
“Nëse ai ka bërë më shumë dëgjesa për Shkodrën unë jap dorëheqjen, ju sfidoj, por kryetarja e bashkisë së Shkodrës e nxori me shkelma nga bashkia, jeni e njëjta parti por para interesit publik nuk ka. Në momentin që kjo hipokrizi del sheshit, dal unë garant. Por se si anëtari juaj urbanist merr gjysmë milionë ha bukën e qeverisë dhe e pështyn në darkë nuk e kuptoj. Ju jeni ndryshe, e urreni Veliaj, bëni punën politike, por jo si ai”- tha ai.
Reagon Aliaj, akuza të ashpra ndaj Veliajt
Pas debatit në Këshill dhe deklaratave të ashpra të Veliajt, ka reaguar Aliaj. Me një postim në profilin e tij në FB, Aliaj e akuzon Veliajn si injorant, të pashkollë dhe i kujton paratë e mamit.
Financat publike jane taksat e qyetareve o tunxh jo parate e mamit tend!!! Dhe gara eshte sfide e jo si pazari yt!!! Dhe jane me shpatull e tru jo me injorance e pa shkolle!!- shkruan Aliaj.
Ndërkohë që më herët, Aliaj ka sqaruar arsyen e mungesës në mbledhjen e sotme.
Në kushtet e një qeverisje gati putiniste unë e refuzoj pjesëmarrjen për t’u mos u bërë pjesë e një akti të dhunshëm dhe antiligjor, ka deklaruar ai.
Aliaj një profesionist dhe urbanist i njohur ka theksuar se nëse ky plan votohet, sot ai do të japë dorëheqje të parevokueshme edhe nga funksioni i këshilltarit bashkiak.
Në rast miratimi të planit, unë ju uroj sukses në rrugëtimin drejt informalitetit, dhe jap dorëheqjen time të parevokueshme nga çdo funksion dhe angazhim në një këshillin bashkiak që në këto kushte nuk do ishte në gjendje të tejkalojë politizimin dhe dallojë konfliktin e interesave në një dokument me shumë rëndësi për të ardhmen dhe jetën në qytet. Natyrisht do ta vijoj angazhimin tim për qytetin si qytetar dhe profesionist i lirë, ka thënë ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

08/05/2026
Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

08/05/2026
Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.