Tre të shtëna me armë. Një për Marianon, një kimist i shkëlqyer 27 vjecar, një për Isabella-n, 19 vjece, dhe plumbi i fundit shkon për veten. Një tragjedi ka ndodhur në një familje në provincën Esperia të Italisë ku Gianni Paliotta vrau dy fëmijët e tij e më pas veten.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit ku 70 vjeçari priti që gruaja e tij Filomena De Angelis, 58 vjeçe të dilte nga shtëpia që më pas të kryente krimin makabër, shkruajne mediat italiane.
Thuhet se Paliotta nuk e pranonte dot sëmundjen e të bijës e cila vuante nga një sëmundje e rëndë në veshka dhe po mbijetonte falë një transplanti me veshkën që i kishte dhënë e ëma. Megjithatë motivet e vërteta të kësaj vrasjeje makabër nuk dihen ende.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/