FOTO/Lekë shtëse do të nxirren nga xhepat e qytetarëve, librat shkollorë më...

FOTO/Lekë shtëse do të nxirren nga xhepat e qytetarëve, librat shkollorë më shtrenjtë se një vit më parë

172
0
Shares

Librat këtë vit të ri shkollor do të kushtojnë më shtrenjtë. Dhe jo pak por deri në 35 përqind më shumë se një vit më parë.

Ne kryem një vezhgim duke iu referuar katalogut të teksteve shkollore të miratuar dhe publikuar nga Ministria e Arsimit për vitin e ri shkollor që nis në shtator dhe çmimeve të disa teksteve të një viti më parë.
Matematika është rreth 19 përqind më shtrenjtë, biologjia 28 përqind me shtrenjtë dhe kulmin e arrin Fizika që kushton 34 % më shtrenjtë.
Si referencë morëm libra të fëmijëve tanë, duke qenë se katalogu i një viti më parë të teksteve shkollore nuk mund të aksesohet për momentin. Kjo është ajo që shkruhet në Portalin shkollor të Ministrisë së Arsimit.

Rritje të çmimeve të librave ka patur nga viti ne vit, por diferenca mes çmimeve të librave vitit shkollor që do të nisë me ato të një nviti më parë quhet pa hezitim një hendek.

Krahasuam çmimin e një libri gjuhe të vitit të shkuar dhe të para 4 vjetëve dhe diferenca ishte rreth 7%. Ndërsa ritmi me të cilin po ndryshojnë çmimet nga viti në vit i vë familjet në vështirësi, për të mos folur për ata që kanë dy e më shumë fëmijë që duan t’i arsimojnë./Top Channel

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY