Vritet dhe më pas digjet ambasadori grek

Vritet dhe më pas digjet ambasadori grek

71
0
Shares

Prej tre ditësh ambasadori grek ne Brazil, Kyriakos Amiridis u gjet st i vrarë dhe i djegur në një lagje të pasigurtë në Rio De Zhaniero. Ambasadori rezultonte i zhdukur prej tri ditësh derisa policia e qytetit gjeti nje trup te pajete, qe dyshohet te jete i tij. Trupi është gjetur brenda nje automjeti te bardhe te djegur. Targa e tij përputhej me ate te makinës, qe ishte marre me qera nga ambasadori.

59-vjecari ishte zhdukur teksa udhëtonte nga Brazilia drejt Rio de Zhaneiro per te festuar ndërrimin e viteve ne plazhin e famshëm Copacabana. Automjeti është gjetur ne zonën Nova Iguacu ne periferi te Rios.

Per here te fundit ai kishte kontaktuar me bashkëshorten nga nje apartament, ndërkohë që edhe një punonjës i ambasadës kishte kontaktuar me telefonin e tij pa qenë i sigurtë se ishte vetë ambasadori.

Autoritetet vendore thane se gjurmët e Amiridit humben pas vizitës se tij ne nje lagje te varfër qe qytetit brazilian, por nuk dhanë informacione te tjera. Deri tani nuk është kërkuar shpërblim dhe per momentin pista e rrëmbimit është rrezuar. Zv/ministri i Jashtëm grek, Janis Amanatidhis sqaroi se ambasadori ishte me leje per festa. Autoritetet greke u kane kërkuar atyre braziliane te zbardhin ngjarjen sa me shpejt.

Sipas burimeve te gazetës Kathimerini, ne ditët ne vijim do te shkojnë ne Brazil dhe përfaqësues te Policisë Greke.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY