Deti sjell një delfin në bregun e Durrësit, bashkia e ngarkon në...

Deti sjell një delfin në bregun e Durrësit, bashkia e ngarkon në një rimorkio portabël

428
0
Shares

Deti në Durrës ka nxjerrë në breg sot një delfin mbi 2 metra të gjatë. Fatkeqësisht delfini ishte i ngordhur. Zyrtarët e bashkisë së Durrësit urdhëruan largimin e tij nga plazhi dhe e morën përmes një eskvatori duke e ngarkuar në një ‘dum dum’ dhe e hodhën më pas në një zonë plehrash.

Akademiku Artan Fuga e ka parë skenën dhe është indinjuar për mënyrën se si ka vepruar bashkia. Ai thotë se delfini nuk mund të hidhej në plehra pa i bërë ekspertizën për të gjetur arsyet e ngordhjes.

Ne foto delfini i ngordhur ne brigjet e Durresit

Më poshtë postimi i Fugës:

“Plehra!

Delfin i ngordhur i nxjerrë nga deti në Durrës në breg!

Ne vend të bëheshin ekspertiza si duhet meqë kemi të bëjmë me një specie të mbrojtur, erdhi eskavatori, e ngarkoi në një rimorkio portabli, hodhi ca rërë përsipër dhe hë te…plehrat!

Cfarë plehrash!

O Zot cfarë minimalistësh që jemi!

Ai që ka dhënë urdhër që pa ekspertizë ta hedhin Delfinin në plehra ka bërë shkelje të ligjit!

O i shkreti Delfin, cfarë t’u desh që erdhe këtej nga anët tona!

Këtej ikin, ti si naiv erdhe!

Tani aty te plehrat të hanë qentë e Durrësit!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY