Paketa 1 miliardë euro, veprat që do të ndërtohen me koncesion...

Paketa 1 miliardë euro, veprat që do të ndërtohen me koncesion nga privatët

123
0
Shares

Qeveria ka lajmëruar se do të nisë një valë të re koncesionesh me vlerë 1 miliardë euro, e cila do të shtrihet në infrastrukturë, turizëm dhe shëndetësi. Lista e projekteve, që tashmë janë përzgjedhur, përbëhet nga rrugë, spitale, ndërhyrje për sistemin e ujërave të zeza në zonat turistike, por edhe spitale dhe shkolla.
Sipas nismës së qeverisë, këto projekte do të ndërtohen me paratë e privatëve, por do të jenë plotësisht të garantuara nga buxheti i shtetit, i cili do u paguajë atyre çdo vit një shumë të caktuar parash deri në shlyerjen e plotë të vlerës.
Rrugët
Projekti më i madh që synohet të ndërtohet me koncesion nga privatët është Rruga e arbrit. Segmenti që lidh Tiranën me Dibrën parashikohet të kushtojë rreth 190 milionë euro. Për këtë rrugë ka një ofertë konkrete nga një kompani private dhe ndërtimi i saj pritet të fillojë menjëherë që në fillim të 20017-ës.
Investimi i dytë më i madh është rruga Tiranë-Thumanë-Vorë. Ky segment pritet të kushtojë rreth 170 milionë euro dhe do të ndërtohet po me të njëjtën skemë, përmes partneritetit publik privat. Pjesë e listës së projekteve është edhe përfundimi i unazës së madhe të Tiranës, në segmentin nga Uzina e Autotraktorëve deri tek Shqiponja. Ky investim parashikohet të kushtojë mbi 120 milionë euro.
Po kështu përmes kësaj skeme është parashikuar të lehtësohet edhe Autostrada Tiranë-Durrës, duke ndërtuar segmentin Tiranë-Ndroq-Plepa-Kavajë. Rrugë të tjera që janë planifikuar të ndërtohen me koncesion janë dhe akset bregdetare, përkatësisht Kardhiq-Sarandë dhe ai Orikum-Himarë, ndërkohë që në dy rrethe të vendit, Elbasan dhe Fier parashikohet që të ndërtohen rrugë rurale
Investime të tjera
Paketa prej 1 miliardë euro nuk përmban vetëm investime në akset rrugore. Përmes saj, qeveria planifikon të financojë 20 projekte për ndërtim ujësjellësish apo sistemimin e ujërave të zeza në disa qytete turistike të vendit.
Gjithashtu do të ndërtohen 50 shkolla, por edhe disa projekte të tjera në shëndetësi. Ky program investimesh i shtohet atyre që financohen drejtpërdrejtë nga buxheti si investime publike.
Rreziqet nga koncesionet
Qeveria është e vendosur të vazhdojë politikën e koncesioneve pavarësisht kritikave të forta publike për korrupsion dhe përvojës negative të deritanishme. Ndërtimi i rrugëve apo veprave të tjera me koncesion është një praktikë që në shumë vende ka dështuar.
Kjo pasi ndërtimi nga privatët sjell kosto më të larta për qytetarët dhe shpesh këto projekte shndërrohen në afera të mirëfillta korruptive.
Këto rreziqe janë konfirmuar edhe nga Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve, e cila në një raport të posaçëm ka renditur 6 risqe për projektet konçesionare, përfshirë përdorimin e tyre për të fshehur borxhin publik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY