Në foton më sipër është autori i dyshuar i masakrës në klubin e natës në Stamboll, i cili nën thirrjen “Allahu Akbar” hapi zjarr duke vrarë 39 persona.
Fotoja është publikuar sot pasdite nga policia turke pas analizës së filmimeve të kamerave të lokalit dhe rrugës afër tij. Identiteti i sulmuesit nuk është bërë i ditur por dyshohet të jetë nga Turkestani Lindor, Afganistani apo Çeçenia dhe shërbimet e inteligjencës turke dyshojnë se ai është anëtar i degës East Turkestan të ISIS.

Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin sulmuesin e armatosur duke shtënë jashtë klubit të natës para se të hynte brenda e të vriste së paku 39 persona.
Dy viktima e tij të para kanë qenë roja e sigurisë dhe një turist arabo-izraelit.
Besohet se në kohën e sulmit, në klub gjendeshin të paktën 500 persona që po festonin ndërrimin e viteve. Autoritetet turke janë vënë në kërkim të terroristit.





