Historia e një 15-vjeçarjeje ka tronditur gjithë mediat botërore. E mitura është përdhunuar 8 herë nga vëllai i saj 18-vjeçar. Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se kur e mitura ka refuzuar, i vëllai e ka rrahur dhe më pas ka ushtruar dhunë seksuale. Ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indonezi.
Por historia tragjike e 15-vjeçares nuk mbaron këtu, ajo pasi ka mbetur shtatzënë është detyruar të abortojë fëmijën në muajin e 8 të shtatzënisë. E mitura është vënë menjëherë në pranga pasi në Indonezi nuk lejohet aborti. Gjykata e ka dënuar me 6 muaj burg. Sakaq vëllai abuzues është dënuar me dy vite burg për abuzim seksual.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/