Ditët e fundit të korrikut ka patur fluks turistësh të huaj, që vijnë në Shqipëri për pushime.
Ditët e fundit të korrikut ka patur fluks turistësh të huaj, që vijnë në Shqipëri për pushime.
Nga dogana e Qafë-Thanës gjatë kësaj jave kanë hyrë 29 114 shtetas, shumica e tyre kanë qenë shtetas të huaj.
Policia kufitare ka organizuar një plan masash për të përballur fluksin e lëvizjeve në të dyja anët e kufirit.
Pala shqiptare ka hapur 6 sportele, tre në hyrje dhe tre në dalje, ndërsa pala maqedonase punon me 3 sportele. Numri i sporteleve ndryshon në varësi të ngarkesë sidomos gjatë fundjavës, kur fluksi i lëvizjeve dyfishohet.
Sipas të dhënave nga drejtoria e kufirit, i lartë ka qenë edhe numri i qytetarëve që dalin nga territori ynë, të cilët janë kryesisht të huaj që kanë kaluar pushimet në Shqipëri. 24 179 shtetas kanë dalë nga pika kufitare e Qafë-Thanës, gjatë javës së fundit, njofton policia kufitare./t.ch
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/