Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

100% energji hidro, a është shenjë zhvillimi a prapambetjeje?

03/01/2017
100% energji hidro, a është shenjë zhvillimi a prapambetjeje?
Share on FacebookShare on Whatsapp


Si zakonisht, Shqipëria është e fundit në shumë gjëra dhe në mënyrë surprizë, e para në ca gjëra shumë të pazakonta. Një nga gjërat ku jemi, ndër të parët në planet, sipas
një blogu të Bankës Botërore

është prodhimi i energjisë elektrike me burime hidrike, d.m.th, me burime të rinovueshme dhe miqësore me mjedisin.

 

Sipas të dhënave të grumbulluara nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, janë pak vende në botë ku prodhimi i energjisë elektrike është 100 për qind hidro: Shqipëria, Bhutani, Lesoto, Islanda, Mozambiku, Kongo, Zambia e vende të tjera. Mes vendeve të pasura gjendet vetëm Norvegjia e Islanda ndërsa mes vendeve me të ardhura të mesme, dallimi i madh është Brazili.

 

Por a ka kjo ndonjë lloj domethënieje për Shqipërinë?

 

Pasja e 100 për qind hidro si burim energjie elektrike është njëkohësisht tregues i pasurisë dhe i varfërisë. Për disa vende të kufizuara, si Norvegjia, prodhimi 100 për qind hidro është pasojë e kombinimit të disa faktorëve fatlumë: një vend me territor të gjerë malor me numër të stërmadh lumenjsh dhe me popullsi të vogël. Kombinimi i bollëkut të ujit me popullsinë e vogël ka bërë që Norvegjia ta prodhojë të gjithë energjinë që dëshiron nga hidroenergjia, pa pasur nevojë që të ndërtojë termocentrale. Norvegjia prodhon gjithashtu sasi të stërmëdha nafte e gazi, por për energji elektrike i mjafton uji. Bhutani është në një situatë të ngjashme, ku për shkak se gjendet në një zonë malore buzë Himalajave, ka hidroenergji për konsumin e vet dhe për ta eksportuar në Indi. Por kjo nuk e ka bërë një vend të pasur, përkundrazi, Bhutani është një vend shumë i varfër. Në anën tjetër kemi disa vende të Afrikës, Mozambiku, Namibia apo Kongo. Mozambiku është një nga vendet më të varfra në botë, si për nga niveli ekonomik ashtu edhe për nga prodhimi i energjisë elektrike. Me një popullsi prej 25 milionë banorësh, (tetë herë më shumë se sa Shqipëria), Mozambiku prodhon 15 miliardë kWh energji në vit, (tre herë më shumë se sa Shqipëria).

 

Teknikisht, Shqipëria e ka të 100 për qind të prodhimit të energjisë elektrike nga hidrocentralet. Kjo është një trashëgimi jo tërësisht e dëshiruar e dështimit politik dhe shoqëror në administrimin e sektorit të energjisë elektrike që nga koha e rënies së komunizmit.

 

Në fakt, sistemi elektroenergjetik shqiptar nuk është konceptuar kurrë si një sistem 100 për qind hidro. Ai është konceptuar në masën së paku 30 për qind termoenergji dhe maksimumi 70 për qind hidroenergji. Problemi qe që përgjatë viteve, qeveritë shqiptare nuk qenë në gjendje të mirëmbanin termocentralet e trashëguara nga koha e komunizmit dhe nuk qenë në gjendje të ndërtonin termocentrale të reja. Për këtë arsye, në punë mbetën vetëm hidrocentralet.

 

Energjia elektrike është në fund të fundit, vetëm një nga llojet e energjisë që konsumohet zakonisht. Një vend mund të konsumojë pak energji elektrike dhe shumë energji fosile.

 


Pasja e 100 për qind të prodhimit hidro, nuk do të thotë gjithashtu se Shqipëria nuk e ndot mjedisin. Mesatarisht çdo vit 30 për qind e konsumit të energjisë elektrike në Shqipëri importohet nga vendet e rajonit, ku energjia elektrike prodhohet më së shumti me qymyr. E çfarë vlere mund të ketë prodhimi 100 për qind hidro në Shqipëri dhe importimi i një pjese të madhe nga termocentralet e Kosovës për të mbuluar deficitin? Rrjedhimisht, ndonëse blogu i Bankës Botërore na nxjerr si një nga vendet me prodhimin e energjisë më të pastër në botë, fakti është që ky nuk përbën as tregues të pastërtisë së energjisë që konsumojmë dhe as tregues të nivelit
ekonomik apo të ndërgjegjësimit tonë mjedisor

./BIRN

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Takimet e deputetëve të PD në Bundestag dhe në qeverinë gjermane, axhendë e ngjeshur

19/03/2026
Ahmetaj, qeveria nuk ka një plan për krizën energjitike që përfshin biznesin e madh

Caktohet gjykatësi i çështjes Ahmetaj për seancën paraprake

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Takimet e deputetëve të PD në Bundestag dhe në qeverinë gjermane, axhendë e ngjeshur

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.