Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqiptarët e marijuanës kombinojne më mirë me mafien siciliane dhe puglieze

12/07/2018
Itali, kapet gomonia me 2 tonë kanabis shqiptar, pranga 4 skafistëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Viti 2017 ka shënuar një rritje të trafikut të marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë. Grupet krminale shqiptare shfaqen gjithnjë e më të organizuara në trafikun e drogës brenda territorit italian dhe jashtë saj.

Drejtoria e Përgjiithshme e Antidrogës italiane ka bërë publik raportin vjetor të luftës kundër trafikut të drogës me të dhënat relative përgjatë vitit 2017.

Sipas këtij raporti, trafiku i marijuanës ka pasur një rritje të konsiderueshme përgjatë gjithë vitit 2017, siç e dëshmojnë dhe operacionet e antidrogës që kanë shënuar një rritje me 117.76% të sekuestrimit të saj në krahasim me një vit më parë.Vitit 2017 ka shënuar një rritje të trafikut të marijuanës kryesisht përmes dy brigjeve të Adriatikut siç e dëshmojnë sekuestrimet e sasive të mëdha të marijuanës në zonat bregdetare lindore të territorit italian.

90 tonë marijuanë e sekuestruar, rritet prodhimi ne 2017

Sipas Raportit të Antidrogës italiane përgjatë vitit 2017 janë sekuestruar mbi 90 tonë marijuanë, saktësisht 90.087.18 kg marijuanë, kundrejt mbi 41 tonë apo 41.374,29 kg  të sekuestruara më 2016, me një rritje mbi 117% në krahasim me një vit më parë.

Mbi 25 ton nga kjo sasi marijuane është sekuestruar në kontrollet kufitare që gjithashtu kanë regjistruar një rritje me 110,34%. ” Shqipëria konfirmohet vendi kryesor i trafikut përmes detit  të marijuanës në Itali sic e dëshmojnën mbi 15 tonë apo saktësisht 15.805,42 kg mariajuën e  sekuestruar në Adriatik gjatë vitit 2017,”-shkruan raporti. Ndërsa në kufijtë doganorë detarë italianë sasia më e madhe e marijuanës mbi 16 ton është sekuestruar në portet e rajonit të Puglias (Lecce, Bari, Foggia, Brindisi).

Klanet e trafikantëve shqiptarë të mirëadministruara

Antidroga italiane ka evidentuar në raportin e saj se klanet  e trafikantëve shqiptarë që veprojnë në Itali shfaqin një rritje të aftësive të tyre adminsitrative  në kontrollin e trafikimin e marijuanës por dhe në kultivimin e  saj duke përdorur një cilësi mjaft të mirë marijuane me një përqindje të lartë të THC.

Sipas antidrogës italiane marijauna shqiptare është e kultivuar në zonat veri- perëndimore të Shqipërisë (Shkodër) e në territorin qëndrore e jugor të vendit si në Fier, Tiranë, Durrëslorë, Gjirokastër etj.

Por grupet krimianle shqiptare janë mjaft aktivë e të janë përfshirë dhe në trafikun e drogave të rënda. Sipas këtij raporti më vitin 2017 janë 1 151 shtetas shqiptarë të ndaluar me akuzën e trafikut të kokainës. Duke u renditur të dytët pas trafikantëve me shtetësi marokene. Ndërsa për trafik heroine janë ndaluar 166 shtetas shqiptarë.

Pëgjithësisht janë 1954 shtetas shqitparë të ndaluar për trafik të lëndëve narkotike përgjatë vitit 2017 dhe 12  minorenë.

Kush jane grupet mafioze dhe bashkepunimi shqiptar

Raporti i Drejtorisë së Antidrogës Italiane thekson se grupet kriminale që organizojnë trafikun e drogës në Itali janë :

-mafia kalabreze Ndrangheta për trafikun e kokainës në bashkëpunim me grupet e trafikantëve nga Ballkani;

-mafia puglieze dhe ajo e rajonit të Kampanjës që organizon trafikun e heroinës me bashkëpunim me grupet kriminale shqiptare e ballkanike;

– mafia siciliane, laziale e puglieze që në bashkëpunim me grupet kriminale shqiptare, spanjolle, marokene e ballkanike adiministron trafikun e  hashashit e marijuanës.

Rruget e trafikut, Shqipëria porta e hyrjes

“Antidroga italiane nënvizon gjthashtu se si rruga ballkanike përmes Shqipërisë përdoret nga trafikantët dhe për trafikun e kokainës dhe heroinës  që pasi mbërrin në Shqipëri përmes detit mbërrin në portet italiane për t’i shpërndarë më pas në tregjegt e Europës,”-shkruan raporti.

Heroina mbërrin në Itali pasi është nisur nga Turqia e ka tranzituar në Greqi, Bulgari, Shqipëri e Maqedoni. Ndërsa sipas antidrogës italiane kokaina hyn në Itali përmes Shqipërisë pasi ka tranzituaar në Greqi. Kokaina përmes Italisë shpërndahet më pas në Europë.

Investigimet e antidrogës italiane kanë verifikuar se grupet kriminale shqiptare shfaqen si ndër më aktivet në aftësinë e kontrollit dhe  fuqinë operative në portet hollandeze e belge ku mbërrin kokaina  që  shpërndahet më pas në Europë. Kjo falë aftësive të tyre për t’u inflitruar në strukturat logjistike e detare të porteve.

 

Tags: antidroga italianeraporti i antidrogestrafiku i marijuhanes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

24/01/2026
Hyri i qeshur dhe doli nervoz, çfarë ndodhi në gjyqin e djalit të deputetit Rraja

Apeli lë në burg “tregtarët” e mëdhenj ndërkombëtarë të Fushë Krujës

24/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

Kërcënoi gruan me jetë, policia arreston të shoqin në Memaliaj

24/01/2026
Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

24/01/2026
Hyri i qeshur dhe doli nervoz, çfarë ndodhi në gjyqin e djalit të deputetit Rraja

Apeli lë në burg “tregtarët” e mëdhenj ndërkombëtarë të Fushë Krujës

24/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

Kërcënoi gruan me jetë, policia arreston të shoqin në Memaliaj

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.