Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Arta Marku “breshëri” pyetjesh nga opozita, mazhoranca detyrohet të mbyllë mbledhjen

11/07/2018
Ambasadori britanik i shkon në zyrë kryeprokurores Arta Marku
Share on FacebookShare on Whatsapp

Këtë të mërkurë prokurorja e përkohshme e Përgjithshmë Arta Marku u përball në komisionin e ligjeve me një breshëri pyetjesh nga ana e opozitës, në një seancë dëgjimore që dukshëm e ka vënë kryeprokuroren në vështirësi.

Ardhja e saj në komision u bë për raportimin e veprimtarisë së prokurorisë në vitin e kaluar, por deputetët e djathtë nuk janë interesuar për “hartime” siç i ka quajtur dhe njëri prej demokratëve.

Marku u pyet për dosjen e Saimir Tahirit, atë të vëllait të Ministrit të Brendshëm Xhafaj, për rastet e shumta të kapjes së drogës. Përgjigjet e kryeprokurores kanë qenë të pakta ose janë shoqëruar me heshtje.

Demokratët janë treguar të ashpër dhe debatet në komision shumë shpesh kanë kaluar në ngritje tonesh mes deputetëve.

Edi Paloka tha se Marku nuk përfaqëson madje as maxhorancën që e ka zgjedhur, pasi u votua me 69 vota.

“As gjithë votat e maxhorancës nuk ka marrë… me çfarë tagri e keni thirrur këtu?”

“Duhet të raportojë se pse sa erdhi ajo në karrige u mbyll cështja e Tahirit? Pse nuk ka asnjë të dhënë për hetimet e kapjes së 613 kilogramëve kokainë në Durrës? Zonja këtu nuk ka ardhur për hartim, por për t’ ju përgjigjur pyetjeve.”-tha i revoltuar deputeti Flamur Noka.

Nga ana tjetër Arta Marku ka pëlqyer që t’i përgjigjet pyetjes në lidhje me emërimet, shkarkimet dhe transferimet e shumta që ka bërë në prokurori.

“Përsa i përket emërimeve dhe shkarkimeve, gjatë ushtrimit të funksioneve të mia kam zbatuar ligjin dhe kushtetutën dhe dispozitën tranzitore. Kam bërë caktime të përkohshme të prokurorëve, më lejon dispozita kalimtare, nuk kanë procedurë që duhet ndjekur, janë të përkohshme. Unë kam ndjekur disa kritere. Kam marrë informacione të karakterit sekret.

Kush nuk është dakord nga personat e lëvizur mund të ankohet në gjykatë, sikur ka ndodhur. Vendimet e mia janë certifikuar edhe nga KPK. Për sa i përket Agront Xhafajt, nuk kam tagër për të pasur informacion konkret. Asnjë prokuror nuk mund të vijë të japë informacione konkrete, me përjashtim të komisioneve hetimore.”-tha Marku.

Në komision seanca ka vijuar të jetë e tensionuar dhe ka patur një sërë debatesh.

Balliu: Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të vidhet posta e Prokurorisë në Durrës, ju nuk e shkarkuar dhe ta procedonit prokuroren, por ju e kishit shoqe dhe e promovuat  më tej. Me çfarë kriteresh ju i zgjidhni këta njerëz? Ju po flisni për punën e dikujt tjetër, pse nuk flisni për punën tuaj? Këtu ndahem dhe me kolegët e mi, dhe jam dakord me ju kur thoni “nuk e di”, ju jeni zonja “nuk e di” se jeni ulur në një  karrige dhe nuk dini asgjë tjetër.  Ju jeni një njeri i Malavitës.

Manja: Po ju tërheq vëmendjen për fyerje?

Balliu: Jo more jo nuk është ashtu nuk më ndërpret dot fjalën. Unë kam pyetje për ju, me çfarë provash ju e nxorët Tahirin nga burgu. Me Nazer Seitin çfarë po bëhet.

Manja: Po ju tërheq vëmendjen për shkelje të etikës.

Balliu: Unë ju tërheq  vëmendjen për  shkelje të ligjit.

Manja: Ju lutem absolutisht me këtë shkeljet e flagrantë, unë këtu e konsideroj të mbyllur mbledhjen e sotme.

Strazimiri: E nise në mënyrë të pamoralshme, por e mbyll njësoj. Lere t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve.

Pas debateve të shumta, kryetari i komisionit Ulsi Manja ka mbyllur seancën, një veprim i cili sipas nënkryetarit të PD-së Paloka, u krye për të lehtësuar kryeprokuroren Marku. Në ambientet jashtë kryesisë së kuvendit, Paloka i tha këto fjalë gazetarëve:

Siç e ndoqët asnjë prej deputetëve të opozitës nuk mori përgjigje. Siç e tha Klevis Balliu, asaj përveç emrave të tjerë, nga sot mund t’i themi “Zonja nuk e di”, sepse mesa duket ka vajtur aty dhe zbaton vetëm urdhërat dhe porositë që i jep partia dhe asgjë më tepër.

Por ajo që unë dua të denoncoj tani është ajo që ndodhi me komisionin. Fakti që Ulsiu, i cili dihet që ka një lidhje pak më të ngushtë sesa të tjerët me zonjën, duke parë që zonja ishte në vështirësi, bëri një akt, në fakt është një akt i përsëritur i këtij Parlamenti, duke kërkuar t’i mbyllë gojën opozitës edhe njëherë. Mbylli në mënyrë krejtësisht të parregullt komisionin, ndërkohë që ishte në kulmin e pyetjeve të cilat po drejtoheshin nga deputetët e opozitës.

Nuk janë bërë pyetjet akoma, nuk janë bërë diskutimet në lidhje me raportin dhe qëndrimin e prokurores dhe absolutisht kjo seancë nuk është e mbyllur. Ata mund të vazhdojnë të veprojnë edhe në këtë rast si në çdo rast tjetër, por të jenë të bindur si këta që e shkelin përditë rregulloren dhe Kushtetutën, si ajo që është vënë aty në shkelje të Kushtetutës, një ditë do të japin llogari. Drejtësia do t’i shpëtojë hallkave që e kanë kapur sot dhe një ditë, po e përsëris, të gjithë këta do të japin llogari para një drejtësie të vërtetë./g-e

Tags: Arta Markumazhorancaopozita

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.