Cristiano Ronaldo zyrtarizohet si futbollist i Juventusit, me Realin e Madridit që ka arritur marrëveshjen me kampionët e Italisë.
Zyrtarizmi i largimit të tij nga “Santiago Bernabeu” ndodhi para pak minutash.
Presidenti i madrilenëve, Fiorentino Perez, ka respektuar dëshirën e Ronaldos për tu larguar dhe ka lejuar atë që të nisë një aventurë të re në Seria A.
Marrëveshja thuhet se është arritur për shifrën e 105 milionë eurove, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”.
Ndërkohë presidenti i Juventus, Andrea Agnelli ka udhëtuar në Greqi, aty ku Ronaldo po kalon pushimet, në mënyrë që të sigurojë firmën e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.
Aventurës së Ronaldos tek Real Madrid i erdhi fundi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/