Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

40 hajdute shqiptare ngrene ne kembe policine e 4 shteteve. Rezultatet

10/07/2018
Arrestohen me 10 mijë euro 3 shqiptarë në Bavari, a kane lidhje me shperthimet!

Foto Ilustruese

Share on FacebookShare on Whatsapp

Operacion i përbashkët ndërkombëtar për goditjen e një grupi të organizuar, të lëvizshëm, me veprimtari kriminale në fushën e vjedhjeve të banesave.

Gjermania, Franca, Shqipëria dhe Europoli, punuan krah për krah për t’i vendosur autorët e krimit para drejtësisë.

Si pjesë e një hetimi të përbashkët mbi një seri vjedhjesh banesash në Gjermani dhe Francë, oficerët e policisë shqiptare në bashkëpunim me homologët e tyre gjermanë dhe francezë dhe me mbështetjen e Europolit, javën e kaluar kontrolluan një numër të madh pronash në Shqipëri dhe arrestuan një shtetas të dyshuar se i përkiste një grupi të lëvizshëm të krimit të organizuar.

Kjo është faza e fundit e veprimeve në një hetim që ka paraprirë tashmë arrestimin e katër anëtarëve të tjerë të të njëjtit grup kriminal.

Hetimi u nis nga autoritetet gjermane në Offenburg në gusht 2017, pasi një grup i krimit të organizuar shqiptar ra në rrjetën e tyre, për kryerjen e një numri vjedhjesh banesash në jug të Gjermanisë.

Në të njëjtën kohë, xhandarmëria franceze (OCLDI) po heton gjithashtu një grup kriminal shqiptar përgjegjës për më shumë se 45 vjedhje banesash në Francë.

Më pas u bë e qartë se të dy autoritetet ato gjermane dhe franceze, po hetonin të njëjtën organizatë kriminale e cila ishte aktive në të dy vendet njëkohësisht.

Në fillim të vitit 2018 u arrit në përfundimin se të dyshuarit nën hetim nga xhandarmëria franceze, i kishin zgjeruar aktivitetet e tyre kriminale në Gjermani.

Bazuar në këtë zhvillim të ri, autoritetet gjermane të zbatimit të ligjit në Offenburg, morën masa dhe arrestuan në janar të këtij viti 3 shtetas shqiptarë, të dyshuar si pjesë e këtij grupi të krimit të organizuar.

Xhandarmëria franceze ndoqi nga afër dhe në Paris u arrestua një anëtar tjetër i këtij grupi, në mars 2018.

Informacioni i mbledhur nga të gjithë.

Në fazën e fundit të këtij hetimi, policia shqiptare ( Task – Forca “Anti Skifter”, DVP Kukës, Tiranë, Fier, Vlorë e Gjirokastër ) ka kontrolluar në fillim të korrikut nëntë apartamente, bare dhe restorante në Tiranë, e mbështetur në vendngjarje nga ekspertë të Europolit, Xhandarmëria Franceze (OCLDI) dhe selia qendrore e policisë në Offenburg.

Si rezultat, një i dyshuar si pjesëtar i të njëjtit grup u arrestua në Kukës, dhe u gjetën disa sende të çmuara që besohej se ishin rezultat i vjedhjeve të ndryshme.

Dëmi i vlerësuar financiar përllogaritet afërsisht në 500 000 euro, me dëmtime të rënda psikologjike për viktimat.

Informacioni i mbledhur gjatë ditës së zhvillimit të operacionit, është duke u analizuar.

Hetimet tashmë kanë identifikuar anëtarët e tjerë të këtij grupi të lëvizshëm të krimit të organizuar, që besohet se përfshin mbi 40 vetë të cilët veprojnë si në Francë ashtu edhe në Gjermani.

Bashkëpunimi ndërkombëtar policor i koordinuar nga Europol kishte rol kyç në vënien e këtyre autorëve para drejtësisë me të arrestuarin e fundit, rezident jashtë BE-së.

Europol bëri bashkë forcat e ndryshme policore, për t’i ndihmuar ata të bashkonin pikat e përbashkëta të hetimeve të tyre të ndryshme, duke ofruar ndihmë analitike përpara dhe gjatë ditës së operacionit, duke përfshirë edhe dërgimin e një eksperti në Tiranë, për të ndihmuar në kontrollin e ndërsjellë të të dhënave.

Tags: Hajdute shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Shtyllat “gjysmë shtize” në Çermë Sektor, Korreshi ironizon Karakaçin dhe Ballukun

Shtyllat “gjysmë shtize” në Çermë Sektor, Korreshi ironizon Karakaçin dhe Ballukun

01/05/2026
Berisha, takim me Kryeministrin kroat, Plenkoviç: Procesi i integrimit europian duhet të jetë i bazuar në meritë

Berisha, takim me Kryeministrin kroat, Plenkoviç: Procesi i integrimit europian duhet të jetë i bazuar në meritë

01/05/2026
Debatet në mbledhjen e kryesisë. Salianji, do vazhdoj takimet, Noka përgjegjësi për firmat e PD për Avokatin

Reagon Salianji pas refuzimit të dokumentave të garës për kreun e PD

01/05/2026
Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

30/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shtyllat “gjysmë shtize” në Çermë Sektor, Korreshi ironizon Karakaçin dhe Ballukun

Shtyllat “gjysmë shtize” në Çermë Sektor, Korreshi ironizon Karakaçin dhe Ballukun

01/05/2026
Berisha, takim me Kryeministrin kroat, Plenkoviç: Procesi i integrimit europian duhet të jetë i bazuar në meritë

Berisha, takim me Kryeministrin kroat, Plenkoviç: Procesi i integrimit europian duhet të jetë i bazuar në meritë

01/05/2026
Debatet në mbledhjen e kryesisë. Salianji, do vazhdoj takimet, Noka përgjegjësi për firmat e PD për Avokatin

Reagon Salianji pas refuzimit të dokumentave të garës për kreun e PD

01/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.