Lajm i fundit/ Sekretariati përfundon verifikimin e votimit të ligjit për teatrin,...

Lajm i fundit/ Sekretariati përfundon verifikimin e votimit të ligjit për teatrin, ja vendimi

121
0
Shares

Sekretariati vendosi që votimi i datës 5 Korrik është i vlefshëm. Kuvendi kështu e ka rrëzuar kërkesën e PD-LSi për anulimin e votimit për ligjin për Teatrin.

Pas kërkesës së PD-LSI për anulimin e votimit për Teatrin, fill pas denoncimit se ai është i manipuluar pasi deputeti i opozites që mungoi në sallë, rezultoi votues, Sekretariati i Kuvendit po shqyrtoi gjithë proceduren, materialet dhe pamjet filmike që shoqëruan votimin e vonë të së enjtes.

Pjesë e grupit shqyrtues ishin Ador Shameti, Alket Hyseni dhe Enkelejd Alibeaj që po shikonin verifikimin e votimit. Burime nga Kuvendi bëjnë me dije se në video shikohet se është Endrit Brahimllari dhe Edmond Panariti, ata që kanë ndërruar kartën e deputetit Bitri.

Gjithashtu mazhoranca është tërhequr nga miratimi i ligjit për magjistraturën.Duke mos pasur votat e nevojshme dhe duke mos bërë asnjë negociatë me opozitën, mazhoranca e vetme nuk i arrin dot 84 votat.Mazhoranca kërkon që ligji të futet në një seancë tjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY