Ditën e djeshme një 33-vjeçare ka denoncuar në polici bashkëshortin e saj për dhunë.
Shtetasja me inicialet D.D., akuzon 40-vjeçarin me inicialet L.D, për dhunë fizike dhe psikologjike, ndërsa kërkoi edhe urdhër-mbrojtje.
“Më datë 06.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen D.D, 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti, shtetasi L.D, 40 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj”, njofton policia
Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.




