Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shuhet piktori Gjovalin Paci, autori i 4 mijë veprave

07/07/2018
Shuhet piktori Gjovalin Paci, autori i 4 mijë veprave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Është shuar sot Gjovalin Paci, një piktor me emër në Shqipëri e jashtë saj për veprat e tij origjinale dhe stilin tërësisht indiviadual.

Ai është nga Shkodra me origjinë nga Firence e Italisë si pinjoll i familjes italiane Paci të emigruar para qindra vitesh në Razëm. Me një fëmijëri aspak komode, Paci hyri në rrugën e artit si një mundësi për të shpërthyer nga vetja vërshimin e një shpirti të pasur dhe plot nerv krijues. Gjovalin Paci është ndër të parët piktorë nga Shqipëria që ekspozoi punët e tij në Galerinë e Komisioni Evropian në Bruksel i prezantuar në teknikën e akrilikut të pjekur me portretin dhe motivin e Nënë Tereza.

Në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë realizoi ekspozitën “Skënderbeu kalorësi i Lirisë dhe Simbol i Bashkimit” në Muzeu Historik Kombëtar me 100 portrete nga Heroi Kombëtar shqiptar.

Jeta artistike

Deri në 30 vitet e para të jetës së tij ai zotëron afro 4 mijë punë, në të gjitha gjinitë e artit figurativ të kompozimit, të portretit, por edhe disa lloj teknikash si akrilik, vaj, tempra, guashe dhe teknika të tjera grafike, bardh e zi.

No automatic alt text available.

Përballjen e parë ai e ka pasur gjatë një vizite vite më parë në kryeqendrën e artit botëror, Paris. Lidhja familjare me baletmaestrin e përmasave ndërkombëtare, Angjelin Prelocajn, atij i dha mundësinë të vihej përballë shumë piktorëve që vërshonin në galeritë pariziene. Por ai i’u bë edhe si barrierë që Gjovalin Paci të mos binte në “grackën” e kontratave ekskluzive me disa galeri, të cilat i ofruan aso kohe oferta për punët e tij. Erdhi nga Franca me bocetet në çantë.

No automatic alt text available.

2002 – Pas ekspozimit në një galeri në Shkodër, ai prezantoi dhe shiti punët e tij në disa ekspozita vetjake, përfshi dhe prezantimin në ambientet e prezencës së Komisioni Evropian në Tiranë dhe më pas në Malin e Zi.

No automatic alt text available.

2008 – Ekspozita në galerinë “Iris” nga piktori i talentuar shkodran me 60 punime cilësore në qytetin e lindjes në praninë e shumë artdashësve e titulluar “Rreth e rrotull Rozafës”, ku piktori trajtoi historinë e Rozafas që nga legjenda e saj.

No automatic alt text available.

2012 – Ekspozita me motive nga libri “Jetë e humbun” e Ejëll Çobës, ku rrëfehen kujtime dhe histori të diktaturës komuniste “përkthyer” në gjuhën e pikturës. Historitë dhe personazhet përshkruan fantazinë e Gjovalinit dhe pas dy viteve punë u shndërruan në 100 vepra artistë të realizuara në teknika të ndryshme, me koncepte moderne të të shprehurit, dhe me një frymë origjinale në prezantimin e detajeve, figurave dhe simboleve prezantuar 5 ditë në Muzeu Historik Kombëtar më datën 10 maj 2012.

No automatic alt text available.

Tags: gjovalin paci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Masa të rrepta sigurie në gjykatën e Tiranës, mbeten në burg Elvis e Gjon Shkambi

I rrëmben armën policit dhe qëllon mbi të. Çfarë ndodhi këtë mbrëmje në Kuçovë

18/05/2026
Izraeli arrestoi shqiptarin në flotiljen e ndihmave për Gazën, reagon Tirana

Izraeli arrestoi shqiptarin në flotiljen e ndihmave për Gazën, reagon Tirana

18/05/2026
Protesta e madhe në Shkup për gjuhën shqipe në Universitet

Protesta e madhe në Shkup për gjuhën shqipe në Universitet

18/05/2026
Degët e PD, gati për zgjedhjen e kryetarit, 77 degë referendum për Berishën

Degët e PD, gati për zgjedhjen e kryetarit, 77 degë referendum për Berishën

18/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Masa të rrepta sigurie në gjykatën e Tiranës, mbeten në burg Elvis e Gjon Shkambi

I rrëmben armën policit dhe qëllon mbi të. Çfarë ndodhi këtë mbrëmje në Kuçovë

18/05/2026
Izraeli arrestoi shqiptarin në flotiljen e ndihmave për Gazën, reagon Tirana

Izraeli arrestoi shqiptarin në flotiljen e ndihmave për Gazën, reagon Tirana

18/05/2026
Protesta e madhe në Shkup për gjuhën shqipe në Universitet

Protesta e madhe në Shkup për gjuhën shqipe në Universitet

18/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.