Vdekja e Enea Ftojt, avokatët kërkojnë riekspertim të organeve

Vdekja e Enea Ftojt, avokatët kërkojnë riekspertim të organeve

101
0
Shares

Pak kohë pas vdekjes së Enea Ftojt në ambientet e Komisariatit të Korçës familjarët e tij kanë kundërshtuar ekspertizën mjeko-ligjore për vdekjen e 27-vjecarit.

Avokatët e familjes Ftoi kanë depozituar në Prokurorinë e Korçës kërkesën për kundërshtimin e konkluzioneve të aktit të ekspertimit. Burime nga Prokuroria thane se avokatët nuk janë dakord me përfundimet e grupit të eksperteve mjeko-ligjorë. Ata kanë kërkuar riekspertim të organeve të të ndjerit Enea Ftoj.

Organet ndodhen në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prokuroria ka afat 10 ditë për të vendosur mbi kërkesën e avokateve, që përfaqësojnë familjen e 27 vjecarit, i cili gjeti vdekjen ne ambientet e Komisariatit të Korçës.

Për ngjarjen Prokuroria ka ngritur akuzën e mosdhënies se ndihmës për tre efektive të Komisariatit të Korçës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY