Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sqarimi i marrëveshjes me Veliajn/Derhemi:”Figurën time nuk e bëni dot pis”

01/07/2018
Aktorët “ia përplasin” në sy Veliajt: Teatri vend i shenjtë, nuk lejojmë te preket asnjë centimetër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Aktori i njohur Arben Derhemi u përfshirë disa ditë më parë në negociata me Bashkinë e Tiranës për Teatrin e ri Kombëtar. Pas fotove ku u pa me Veliajn e artistë të tjerë, ai shkruan në rrjetet sociale se është shantazhuar, teksa jep sqarimet e tij në lidhje me negociatat.

Arben Derhemi ishte nje ndër aktorët që apelonte fort për moshembjen e teatrit kombëtar, madje duke deklaruar se do ta mbronte me me fjalë, me gurë, me zjarr, apo me hu teatrin kombëtar.

Reagimi i plotë i Derhemit:

Per te gjithe ju qe kaloni jeten duke perdorur rrjetet sociale si menyre jetese dhe mjet per te shantazhuar dhe kercenuar njerez, une e kuptoj qe edhe ju jeni shantazhuar nga eproret tuaj, por nuk kuptoj qarkun e mbyllur te shantazhit, deri ku do te shkoje apo cili dhe me cfare qellimi po e perdor.

Nje nate me pare, grupi i artisteve pjese e levizjes se mbrojtjes se teatrit, vendosen se duhet te ishim pjese e bisedimeve dhe negociatave me kryetarin e bashkise. Sipas asaj qe kishim rene dakord me njeri tjetrin, ne, grupi perfaqesues i artisteve, shtruam dy probleme shume te rendesishme:

1. Te mos preket trualli dhe territori i Teatrit Kombetar
2. Te shpallej nje konkurs nderkombetar ekspertesh per Teatrin

Menjehere pas takimit, gazetave dhe televizioneve qe pyeten, i vura ne dijeni se cfare u tha. Nuk pashe ne asnje media te pasqyrohej deklarata ime apo e kolegut tim, sepse publikimi i fotos ushqeu histerine e frikshme te rrjeteve sociale dhe u sulen si qen te terbuar duke na akuzuar si “tradhetar”, “te shitur”, “te pafytyre”, dhe “ne germadhat e Teatrit Kombetar, shkruani emrat e tyre”.

Atehere me lind pyetja: -cfare ndodhi?
Ata qe deshen, e degjuan shume qarte ate qe thashe. Ndersa te tjeret te cilet e kishin parapergatitur skenarin e tyre, shtruan shtratin per nje histeri te frikshme kolektive qe qellimisht zhvendosi vemendjen nga kauza dhe zbuloi armiqte e popullit. Prej analisteve pa me pyetur se cfare ndodhi ne ate takim, mu drejtua pyetja: “Pse e bete”? Pavaresisht interesave te ndryshem qe perfaqesojne per kete ceshtje, te gjithe hane ne kurriz te teatrit dhe e perdorin ate si duan. Me kete sjellje ku fjalori i rruges perben forcen dhe qellimin, ai qe fyet dhe nuk toleron eshte vete Teatri…skena e tij na njeh te gjitheve se kush jemi dhe sa vlejme…ata qe duan te bejne shfaqje jashte asaj skene dhe historise se atij tempulli jane jashte historise per te gjitha arsyet…!

Te them te drejten, prisja nje reagim nga miqte dhe koleget e mi, nga ata per te cilet u bera armik me gjithkend vetem per te mbrojtur kauzen e artit dhe te teatrit. Nuk ndodhi!

Per te gjithe njerezit qe nuk u realizuan kurre profesionalisht, per te gjithe ju qe pazaret dhe allishverishet ju kane percudnuar si njerez, per te gjithe ju qe komunizmi ju ka lene pasoja te pandreqshme, per perfaqesuesit kancerogjen te shoqerise civile, te cilet mezi presin kauza qe ti pervetsojne me qellim premtimin e postit qe nuk e moren kurre, kam vetem nje gje per ti thene: figuren time qe e kam skalitur me mund, perulje, kokefortesi, karakter, rebelizem, pasion, ndershmeri dhe me fisnikeri te trasheguar nga ADN-ja e familjes sime, NUK E BENI DOT PIS!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

22/02/2026
LAJM I FUNDIT/Sulmi ndaj policisë, Gjykata liron të “fortin” e Elbasanit

EMRAT/ SPAK mbyll hetimet për bandën e Suel Çelës, 21 të pandehur. Akuza për trafik, vrasje dhe korrupsion

22/02/2026
Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

21/02/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

EMRAT/ Mësohet identiteti i autorit dhe viktimës në Kavajë

21/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

22/02/2026
LAJM I FUNDIT/Sulmi ndaj policisë, Gjykata liron të “fortin” e Elbasanit

EMRAT/ SPAK mbyll hetimet për bandën e Suel Çelës, 21 të pandehur. Akuza për trafik, vrasje dhe korrupsion

22/02/2026
Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

21/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.