Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha -Ramës: Tradhtove interesin e shqiptarëve për Habiljat, Balialajt, Xhafajt e Tahirin

28/06/2018
Basha: Rama s’ka program, po dokument të nxjerre nga “Google”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në Kuvend vazhdon debati në lidhje me shtyrjen me një vit të hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Pas deklaratës së kryeministri Edi Rama, fjalën e ka marrë kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me deklaratat e këtij të fundit për negociatat me BE-në.

Duke e quajtur “kryemashtrues” e “tradhtar”, Basha tha se Rama “do iu shesë sapunin për djathë, hapjen e negociatave për moshapjen e negociatave, kriminelët për ministra, mjerimin e shëndetësisë si përparim, arsimin në ditëm më të zezë si arritje speciale të rilindjes”.

“Sot dhe nesër është mbledhja e KE, askush përveç këshillit s’mund të hapë negociatat. Të hënën këshilli mori në shqyrtim propozimin për hapjen e negociatave pa kushte. Në samitin e PE u tha qartë Rama si ka bërë detyrat e shtëpisë, ka kërcënuar me Rusi e Kinë po detyrat si ka bërë. Përgjigjen e ka marrë të qartë ne Europë nuk shkohet duk mashtruar. Nuk ka hapje negociatash ka shtyrje te vendimit me një vit janë 13 kushte.

Në muajt pararendës Rama brodhi cep më cep duke rrahur gjoksin se nuk ka korrupsion, drogë, ministra të lidhur me krimin se shteti i të drejtës funksionon normalisht e duke kërkuar se vendi e meriton hapjen e negociatave. Edhe ne opozita shkuam aty ku policitë e vendeve anëtarë e dinë mirë, se është rritur eksporti i krimit dhe drogës shqiptare dhe të shqiptarëve që duan azil, këto janë tre arritjet e Ramës.”- tha Basha në foltoren e Kuvendit.

Më tej kryetari i opozitës kujton të gjithë hapat që kryeministri ka bërë për të arritur hapjen e negociatave me BE. “Rama ka kërcënuar me Rusi, Kinë, ekstremizëm e cdo lloj kërcënimi por nuk ka bërë detyrën, ka bërë atë që bën me gangsterët kur vjedh votat, por përgjigjen e ka marrë të qartë, në Evropë shkohet vetëm me të vërtetën dhe e vërteta është që nuk ka hapje negociatash, nëse kushtet nuk plotësohen nuk ka prapë hapje negociatash. Janë 13 kushte tashmë.

Në korrik komisioni nuk vjen të krehë bishtin Ramës, por për të kontrolluar kushtet, sa kohë të kemi MB që mbron vëllanë, sa kohë të kemi ish ministin në liri se Rama tmerrohet se nëse shkon atje ku e ka vendin dhe bilbilos për rolin e Ramës lidhur me drogën.”

Në lidhje me fjalorin e përdorur nga Rama se opozita është esadiste, Basha thotë se tradhëtari i vetëm i vendit është kryeminitri.  “Esad, Haxhi Qamil dhe Hamza Kastriot kemi një dhe vetëm një, që tradhtoi interesin e shqiptarëve për Habiljat, Balialajt, Xhafajt, Tahirit, një grusht kriminelësh me të cilët ka lidhur fatin e vet politik dhe personal.”

 

 

Tags: Basha perballe Rames

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

29/04/2026
Shpallen rezultatet zyrtare te primareve te PD ne 10 qarqe, sa vota siguroi secili nga garuesit

VENDIMI/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda

29/04/2026
FJALA E PLOTË/ Erion Veliaj paraqitet në Gjykatën Kushtetuese: Ka rënë demokracia!

Veliaj me padi të re në Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e disa neneve ligjore

29/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

29/04/2026
Shpallen rezultatet zyrtare te primareve te PD ne 10 qarqe, sa vota siguroi secili nga garuesit

VENDIMI/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda

29/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.