Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/ Meta: Koalicion me Ramën…?! Kemi sfida të tjera që s’na lejojnë…!

09/01/2017
INTERVISTA/ Meta: Koalicion me Ramën…?! Kemi sfida të tjera që s’na lejojnë…!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë ende nuk tregon nëse do të jetë kandidat për President të Shqipërisë, mirëpo, thotë se më 18 qershor, ai do të jetë kryetar i LSI-së, pasi partia e tij do të ketë një rezultat pozitiv.
Këtë pohim, kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, e bëri për “Express”.
Lidhur me koalicionin me PS-në ai thotë se kemi sfida të tjera që s’na lejojnë…
“Lëvizja Socialiste për Integrim pa asnjë diskutim që do të përmbush gjithë detyrimet e saj, sipas marrëveshjes së koalicionit me PS-në, sepse kemi mjaft sfida, të cilat nuk na lejojnë të humbasim asnjë minutë me çështje më pak të rëndësishme, siç është përfundimi i reformës zgjedhore, thellimi i zbatimit të dekriminalizimit dhe zbatimi i plotë i tij, vazhdimi i reformës në drejtësi dhe garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, një sfidë mjaft e rëndësishme. Në këtë drejtim, këto çështja kanë vëmendjen më të madhe tonën”, shprehet Meta.
“Ramush Haradinaj do të kthehet shumë shpejt në Kosovë. Dy shtetet shqiptare kanë reaguar në mënyrën e duhur për lirimin e tij. Nuk do të jepja këshilla se si të veprojnë udhëheqësit e Kosovës në bisedimet me Serbinë, mirëpo arrestimi i Kryetarit të AAK-së komplikon këto raporte. Bashkimi i partive shqiptare në Maqedoni do të ndikojë në demokratizimin e këtij shteti”, thotë ai për ngjarjen më të fundit me kreun e AAK-së.
Ilir Meta ka vendosur të mos e thotë asnjë fjalë që mund të tingëllojë se po përzihet në raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk jep as këshilla me arsyetimin se Kosova ka institucionet dhe udhëheqësit që bisedojnë dhe marrin vendime në raport me palën serbe.
Sidoqoftë, Kryetari i LSI-së thotë se ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë si pasojë e fletërrestit të Serbisë ndikon drejtpërdrejt në raportet mes Shtetit të Kosovës dhe Beogradit.
Meta, gjatë ditës së diel ka qëndruar në Partinë e Ramush Haradinajt, për të cilin thotë se është simbol i gjithë shqiptarëve. Ai shpreson se shpejt ai do të kthehet në vendlindje derisa thotë se Kosova dhe Shqipëria bënë punë e tyre për lirimin e ish-Kryeministrit të Kosovës të ndaluar në shtetin francez.
Kreu i Kuvendit, “ka ulur me këmbë në tokë” edhe Hashim Thaçin dhe Edi Ramën, përballë pretendimeve të tyre për të marrë rolin e protagonistit për zhvillimet në Maqedoni. Sipas Metës, përpara përpjekjeve të Thaçit e Ramës, për tu vlerësuar janë përpjekjet  e Ali Ahmetit.
“Këto janë përpjekje pozitive edhe nga Tirana, edhe nga Prishtina. Por, njëkohësisht, mos të harrojmë, se ishte vet z. Ali Ahmeti si parti e parë fituese shqiptare e zgjedhjeve që inicioi një platformë bashkimi i forcave tjera shqiptare në Maqedoni. Kjo nevojë bashkëpunimi vjen nga vet faktori shqiptar dhe ne të gjithë do të jemi mbështetës të këtij bashkëpunimi”, shprehet Ilir Meta.
Ilir Meta nuk komenton deklaratat e Thaçit e Ramës për Presidentin e ri të SHBA-së, mirëpo pohon se Donald Trump s’është rastësisht Shef i Amerikës derisa thotë se i çmon deklaratat e tij për Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.