Punësimi i të rinjve, faktet pse nuk është ashtu si propagandon qeveria

Punësimi i të rinjve, faktet pse nuk është ashtu si propagandon qeveria

161
0
Shares

E pleksur në lëmshin e rezultateve të dobëta herë pas here, qeveria po thur në publik informacionin se Shqipëria, kundrejt vendeve të rajonit, ka numrin më të lartë të të rinjve të punësuar.

Shifrat që shërben qeveria, atë thonë. Por baza e krahasueshme nuk është e njëjtë. Të rinjtë nga mosha 15-29 vjeç, që jetojnë në Shqipëri, në vitin 2018 janë rreth5% më pak se katër vite më parë. Sot vendit, sipas INSTAT, i mungojnë gati 30 mijë të rinjtë e aftë për punë. Kjo tkurrje ka ndodhur të paktën për dy arsye,emigracionit dhe shtesës natyrore që po ulet.

Nëse do të ecej me logjikën e qeverisë, sa më pak shqiptarë të lindin dhe sa më shumë të rinj të largohen jashtë vendit, norma e punësimit do të jetë edhe më e lartë. Kjo është njëra pjesë e trishtë e së vërtetës. Pjesa tjetër lidhet me të rinjtë që punojnë dhe jetojnë në vend. Sot, 15% e tyre janë të varfër. Ndërkohë që nga rritja ekonomike, Banka Botërore thotë se të rinjtë përfitojnë më pak dhe janë po ata që, në rast rënie,e pësojnë të parët.

Një fakt tjetër i trishtë është rezultati se papunësia e të rinjve në vendin me popullsinë më të re në Europë është dy herë më e lartë se pjesa tjetër e atyre që punojnë. Po ata që punojnë, ku punojnë dhe në çfarë kushtesh?

Qeverisë në këtë rast i pëlqen të krahasohet me rajonin,por Indeksi Ndërkombëtari Progresit Rinore rendit vendin tonë pas Serbisë dhe Malit të Zi, për shkak të qasjes më të ulët që kanë të rinjtë shqiptarë ndaj arsimit, tregut të punës dhe mundësive. Në një studim të fundit, INSTAT vërente se mbi 60% e të rinjve janë në punë të pavlerësuar dhe shumica dërrmuese punojnë në bujqësi dhe ndërtim.

Çdo i ri që i është larguar Shqipërisë apo vazhdon e jeton këtu mund të mos i dijë të gjitha këto rezultate, por ai e ka kuptuar që në këtë vend, është e vështirë të gjesh një punë. Opsionet më të mira mbeten puna në call center dhe lojërat e fatit(prej kohësh kemi treguar me shifra se këta dy sektorë kanë punësimin më të madh të të rinjve). Por ndërsa për qytetarët është e kuptueshme, këtë nuk mund ta kuptojmë te qeveria,e cila kapet fort pas një fije rezultati dhe nuk tregon gjithë tablonë.

Nga duhet filluar për t’i rregulluar gjërat? Shembuj ka mjaftueshëm. Greqia, e cila po gjen forca për të dalë nga kriza më e keqe e ekzistencës së saj,po lufton tani që të tërheqë nga emigrimi mbi 500 mijë shtetas të saj për të punuar në vendin e tyre. Ndër masat që mendon të marrë është ulja e taksës së punës. Edhe për Shqipërinë,Banka Botërore thotë se taksa mbi punën mbetet e lartë për tërinjtë të cilët në shumicë detyrohen të punojnë në të zezë. Të rinjtë kanë kohë për të paguar shtrenjtë, ata në fillim kanë nevojë për punë.

Greqia po i thërret në vatër njerëzit e saj. Ne sot kemi më pak të rinj që punojnë e jetojnë në vendin e tyre. Ashtu siç tregoi edhe eurobarometri i fundit, papunësia, situata ekonomike dhe kosto e lartë e jetesës po vazhdon të mbajë të shqetësuar shqiptarët të cilët e kanë të vështirë të buzëqeshin edhe kur qeveria reklamon ndonjë rezultat si ai që po dëgjojmë së fundi se “jemi vendi i parë në rajon me numrin më të lartë të të punësuarve”. Monitor.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY