Dashi
Kjo është një periudhë e karakterizuar me ndryshime të mëdha të cilat do ju lejojnë të thelloheni në disa lidhje dhe situata që ju kanë tensionuar. Njohjet e reja janë shumë të favorizuara, kështu që jini të hapur.
Demi
Keni nisur një rrugëtim kompleks i cili gjithsesi do ju lejojë që të arrini destinacione që nuk i shpresonit. Megjithatë duhet të jeni gati të përvishni mëngët, pasi dita ofron mundësi të mira për të mbyllur çështje interesante.
Binjakët
Qoftë nëse bëhet fjalë për dashurinë apo punën, duhet të silleni në mënyrën e duhur. Bëni mirë që të shmangni përfshirjen në tensione të kota, të cilat mund të ushqejnë debate tejet të ndezura.
Gaforrja
Duhet të përpiqeni të jeni më të hapur dhe spontan në raport me partnerin/en tuaj, pasi në këtë moment ka disa çështje për të diskutuar, të cilat kanë mbetur pezull gjatë. Kjo është një ditë mjaft e mirë për të rigjetur ekuilibrin në punë.
Luani
Kjo është një periudhë interesante, për të ndërmarrë nisma të reja dhe për t’u kujdesur siç duhet për to. Në dashuri, nuk duhet të humbni mundësitë për të bërë takime interesante.
Virgjëresha
Kjo e enjte ju gjen më të relaksuar dhe të qetë në raport me periudhën e fundit. Mundohuni vetëm që të mos jeni shumë kokëfortë dhe të mos këmbëngulni për çështje që kanë të bëjnë me kursimet tuaja ekonomike, pasi nuk do veproni siç duhet.
Peshorja
I keni vendosur vetes një qëllim disi të komplikuar për t’u arritur. Megjithatë nuk duhet të hiqni dorë nga mendimet pozitive, pasi në këto momente kreativiteti juaj do ju vijë shumë në ndihmë. Në dashuri do të jeni shumë romantik.
Akrepi
Mundohuni që të çoni përpara të gjitha projektet tuaja pa ushqyer tensione të panevojshme mes jush dhe bashkëpunëtorëve tuaj. Duhet të jeni ju të parët që të shfaqeni sa më strategjik dhe diplomatë. Kjo e enjte ofron mundësi shumë të mira për të rikuperuar një raport, të cilin e mendonit të mbyllur prej kohësh.
Shigjetari
Më në fund do keni mundësi të pushoni dhe të mendoni me më shumë kujdes lidhur me aktivitetet që keni në plan të ndërmerrni së fundmi. Orët e kësaj dite janë mjaft të mira, për të çuar përpara propozime të reja.
Bricjapi
Duhet të jeni më shumë të përqendruar në përgjegjësitë tuaja profesionale. Ju pret një ditë e ngjeshur me angazhime dhe negociata që duhen mbyllur. Në dashuri, priten të reja interesante.
Ujori
Do të surprizoheni pa fund nga sjellja dhe gatishmëria e disa bashkëpunëtorëve tuaj. Këshillohet që të dëgjoni më shumë këshillat e të tjerëve, para se të merrni vendime të rëndësishme lidhur me punën.
Peshqit
Kjo ditë do të jetë disi e tensionuar për të lindurit e kësaj shenje. Në familje do të keni keqkuptime me partnerin/en, kështu që bëni mirë ta hidhni ju hapin e parë drejt paqes. Në vendin e punës parashikohen zgjidhje mjaft të favorshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/