Shkëlzen Berisha: Taulant Balla papagalli i Edi Ramës

Shkëlzen Berisha: Taulant Balla papagalli i Edi Ramës

101
0
Shares

Shkëlzen Berisha ka reaguar sërish sot ndaj pretendimeve të deputetit të PS, Taulant Balla, i cili ka bërë disa deklarata për përfshirjen e djalit të ish-kryeministrit,  në afera korruptive që kanë të bëjnë me marrëveshjen e CEZ me Shqipërinë.
Në reagim ndaj këtyre pretendimeve, Shkëlzen Berisha përmes një postimi në “Facebook”, e etiketon taulant Ballën si një papagall të Edi Ramës, ndërsa i cilëson deklaratat e tij shpifje, duke ripërsëritur se nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin tregtar të Kalajt.
“Në serinë e re të shpifjeve papagalli i Ramës flet mbi një takim që do duhej të ndodhte mes meje, drejtorëve të CEZ dhe z. Kalaj. E përsëris që nuk kam asnjë lidhje me z. Kalaj dhe aktivitetin e tij. Nuk kam pasur asnjë kërkesë për një takim të tillë. Ky takim nuk ka ndodhur kurrë. Falsiteti i këtij takimi mund të provohet lehtësisht duke pyetur personat e përmendur. Është thjesht shpifja e radhës që i serviret publikut nga shpifësi i Ramës”, shkruan në “Facebook”, Shkëlzen Berisha.
Sipas Taulant Ballës, kryetarit të komisionit parlamentar hetimor për CEZ, hetimet kanë zbuluar se shtetasi Nuel (Nue) Kalaj, miku i ngushtë i Shkëlzen Berisha, ka marrë nga CEZ, transferta bankare mbi 7 milionë euro.
Një ditë më parë, Shkëlzen Berisha sërish hodhi poshtë pretendimet e Taulant Ballës, duke i kujtuar se ai është një borxhli ndaj tij, duke mos shlyer ende një gjobë për shpifje, sipas edhe një vendimi gjykate.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY