Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

NGUSHËLLIMI/ Lulzim Basha: Familja krenarë për Perikli Dhales, ne përkulemi me respekt për bashkëqytetarin tonë

14/06/2018
NGUSHËLLIMI/ Lulzim Basha: Familja krenarë për Perikli Dhales, ne përkulemi me respekt për bashkëqytetarin tonë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të Perkili Dhales.

“Dje u nda nga jeta Perikli Dhales, futbollisti virtuoz dhe një nga legjendat e bardhebluve të Tironës, bashkëshorti i Donikës, të dy kundërshtarë të paepur të diktaturës mizore, pjesëmarrës në demonstratën e heshtur të Janarit 1990 pas të cilës u burgosën dhe u keqtrajtuan nga Sigurimi por nga ku dolën edhe më stoikë, sfidantë e të pathyeshëm, duke i dhënë kurajo të gjithë banorëve antikomunistë të Lagjes 3 (tani minibashkia 8), të cilët një vit më vonë lanë jashtë Kuvendit të parë pluralist drejtuesin e fundit komunist të vendit.

Pero dhe Donika lindën dhe rritën në këtë lagje në zemër të Tiranës djemtë e tyre, Frenklin dhe Hertin, të cilët bashkë me dhimbjen për humbjen e papritur të babait duhet të ndihen krenarë me çfarë ai përfaqëson jo vetëm për ne banorët e vjetër të lagjes, por për mbarë Tiranën dhe vendin.

Në këto momente të vështira ne jemi të gjithë pranë Donikës, Frenklit dhe Hertit, duke u përkulur me respekt dhe nderim para bashkëqytetarit tonë, krenarisë së futbollit bardheblu, kryetarit për vite të degës së PD për lagjen tonë, luftëtarit të pamposhtur gjatë gjithë jetës së tij, që sot ju dorëzua vetëm Zotit. U prehtë në paqen e Tij!”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

Tags: Lulzim BashaPerikli dhalesvdekja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SHKODËR/Asgjësohen tri sera me 6555 bimë cannabis sattiva

Sera e kanabisit në Berat, 133 vite burg për 17 ‘fermerët’. SPAK shpalli pretencën

26/03/2026
Kërcënimi i Kalasë, prokuroria e Tiranës nuk hap çështje penale

Kërcënimi i Kalasë, prokuroria e Tiranës nuk hap çështje penale

26/03/2026
‘Dosja Balluku’/ Berisha: SPAK nuk ekziston më, hetimi u bllokua 3 muaj, prokurori i guximshëm u kërcënua

‘Dosja Balluku’/ Berisha: SPAK nuk ekziston më, hetimi u bllokua 3 muaj, prokurori i guximshëm u kërcënua

26/03/2026
Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SHKODËR/Asgjësohen tri sera me 6555 bimë cannabis sattiva

Sera e kanabisit në Berat, 133 vite burg për 17 ‘fermerët’. SPAK shpalli pretencën

26/03/2026
Kërcënimi i Kalasë, prokuroria e Tiranës nuk hap çështje penale

Kërcënimi i Kalasë, prokuroria e Tiranës nuk hap çështje penale

26/03/2026
‘Dosja Balluku’/ Berisha: SPAK nuk ekziston më, hetimi u bllokua 3 muaj, prokurori i guximshëm u kërcënua

‘Dosja Balluku’/ Berisha: SPAK nuk ekziston më, hetimi u bllokua 3 muaj, prokurori i guximshëm u kërcënua

26/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.