Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Veliaj braktisi qytetarët, dhjetëra aksidente në Tiranë në rrugët dhe trotuarët e ngrirë”

12/01/2017
“Veliaj braktisi qytetarët, dhjetëra aksidente në Tiranë në rrugët dhe trotuarët e ngrirë”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Këshilltarët e djathtë bashkiakë, panë nga afër bllokimin e rrugëve dhe trotuareve në një nga hyrjet kryesore të kryeqytetit, në Rrugën e Elbasanit. Leonard Olli denoncoi braktisjen që qeveria dhe bashkia i kanë bërë qytetarëve duke mos pastruar rrugët të cilat kanë shkaktuar dhjetra aksidente. Mosmarrja e masave paraprake dhe vazhdimi i kësaj situate edhe gjatë ditës së sotme, kanë vënë në rrezik jetën e qytetarëve dhe pronat e tyre.
Prononcimi i kryetarit të këshilltarëve bashkiakë të Tiranës, Leonard Olli:
“Pak minuta rreshje dëbore dhe shumë pak centimetra kanë mjaftuar për të bllokuar gjithçka në kryeqytetin e Shqipërisë.
Janë këto kushte që i nxorën bojën bashkisë virtuale dhe qeverisë së fasadave. Sot shumë nga kolegët tanë kanë monitoruar që në orët e para të mëngjesit trafikun në Tiranë dhe j’ua them me garanci skurse e ka pasqyruar dhe media. I gjithë qyteti ishte i ngrirë.
Jo vetëm që nuk u mor asnjë masë për të hedhur pak kripë sa për të penguar ngrirjen e të gjithë akseve qëndrore dhe sekondare në kryeqytet, dhe që qytetarët u përpoqën t’i zgjidhnin vetë, Veliaj, stafi i tij dhe sigurisht shefi Rama flinin gjumë dhe gëzonin ëndrrat  se gjerat shkojnë shumë mirë.
Vetëm pak centimetra borë vunë jetën dhe pronat e qytetarëve në rrezik. Me dhjetëra aksidente automobilistike. Në orët e natës, mungesa e shtetit, mungesa e bashkisë është bërë shkak për dhjetra aksidente.
Mungesa  e shtetit, mungesa e bashkisë është bërë shkak për paralizimin e plotë të transportit publik. Mungesa e bashkisë dhe papërgjegjshmëria kriminale e kryebashkiakut Velija gjunjëzoi kryeqytetasit në kushtet e një moti aspak ekstrem.
Imagjinoni sikur Tirana të ishte në kushtet e motit të një qyteti tjetër si psh Korça se çfarë do të ndodhte. Ndërkohë shumë jetë janë vënë në rrezik nga mungesat e urgjencave spitalore sepse mjetet e transportit të urgjencave nuk mundën të qarkullonin.
Dhe kur kjo situatë paralizuese ndodh në zemër të Shqipërisë imagjinoni se çfarë po kalojnë zonat e thella.
Ka vetëm një përgjegjës dhe ky është Veliaj, i cili në vend që të merret vetëm me administrimin e qytetit tenton duke vjedhur projekte duke riinaguruar punë publike të parardhësit të tij, të tentojë kreun e PS por sigurisht duke braktisur tërësisht besimin e qytetarëve të Tiranës që i dhanë për menaxhimin e qytetit.
I bëjmë thirrje bashkisë për të hedhur sa më parë kripë në rrugë dhe trotuare”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.