Shpërthen Ylli Manjani: E majta i ka fituar zgjedhjet me Ben Blushin...

Shpërthen Ylli Manjani: E majta i ka fituar zgjedhjet me Ben Blushin jo me Shpëtim Idrizin

70
0
Shares

LSI ka shpërthyer më në fund ndaj PDIU, aleatit më të ri të koalicionit qeverisës, për atë pse dyshohet se i ka rrëmbyer një copë nga torta e pushtetit.
Ka qenë ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili sonte “nuk e ka përmbajtur veten”, por nga studio e “Top Story” e Sokol Ballës në TV “Top Channel”, ka sjellë në vëmendje se Shpëtim Idrizi është deputet i listës së PD-së, dhe se e majat zgjedhjet i ka fituar zgjedhjet me Ben Blushin.
Këtë shpërthim Manjani e bëri ndërsa konfirmoi se qeveria në korrik mund të kishte rënë, pas “kërcënimit” të Ilir Metës për reformën. Por, Manjani mohoi që rënia e qeverisë do të shoqërohej me ndonjë mazhorancë tjetër…

Sokol Balla: Ilir Meta në korrik, pak para se të miratohej reforma la të kuptohej se mund të largohej nga Qeveria nëse nuk gjehej konsensus. Dukej sikur LSI po kërkonte numrat për të formuar mazhorancë të re me PD, sa të vërtetë ka këtu?
Ylli Manjani:
Gjithë procesi i reformës në drejtësi procesi ishte shumë i vështirë, jo korrekt në kuptimin politik dhe profesional. Kur kam filluar si ministër as draftet nuk na jepnin. Ishte një proces me shumë pakuptueshmëri, na u shitën ekspertët sikur ishin qendra e botës.

Sokol Balla: Po thua që ishin alibi ekspertët?
Ylli Manjani:
Kam përshtypjen që po deri në një farë pike. Ajo që tha Ilir Meta ishte konkluzioni i një procesi shumë të gjatë politik me negociata të gjata. Problemi ishte që kishim një ndarje në thelb.

Sokol Balla: Si ka mundësi që komisioni të mos japë draftet aleatit?
Ylli Manjani:
E kanë bërë këtë, e kanë bërë dhe e kanë menderosur, por është mbyllur aty. Ka patur dy qëndrime brenda nesh, ata që ta bënim reformën me disa deputetë të pd, ndërsa ne nuk pranuam, kërkuam që reforma të kalonte me opozitën si institucion dhe kjo është arsyeja pse u pozicionuam drejt një vendimmarrje konsensuale. Gabimi që kemi bërë me Kushtetutën e vitit 1998, ishte që e bëmë shumë të mirë, por pa konsensusin e opozitës dhe e masakruam atë ndër vite. Tani askush nuk ka gojë që të thotë jo unë s’jam dakort.

Sokol Balla: A kishte rënë Qeveria në atë deklaratë të Metës?
Ylli Manjani:
Nuk e përjashtoj. Nëse vërtet ndryshimet kushtetuese do të bëheshin me atë që e quajtën konsensus patriotik me deputetë që gdhihen majtas dhe ngrysen djathtas, mund të kishim edhe një qeveri tjetër.

Sokol Balla: Pati përpjekje për të krijuar mazhorancë të re?
Ylli Manjani:
Jo nuk kemi bërë asnjë përpjekje. Ne kemi besuar dhe besojmë edhe sot që zgjedhjet i ka fituar e majta e bashkuar. Zgjedhjet i kemi fituar me Ben Blushin, jo me Shpëtim Idrizin. Shpëtim Idrizi është deputet që ka dalë nga lista e PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY