Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka sulmuar ashpër ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetajt.
Ky i fundit doli nga zyra e Edi Ramës në një deklaratë për mediat, duke thënë se ‘papunësia në Shqipëri është më e ulëta në gjithë historinë e tranzicionit’.
Shifra optimiste sipas Ahmetajt.Por nënkryetar i PD-së, Edi Paloka me një reagim të tij, i shikon ndryshe shifrat.
Sipas Palokës, ulja e papunësisë ka rënë sepse shqiptarët kanë ikur nga vendi, duke kërkuar punë jashtë Shqipërisë.
POSTIMI I EDI PALOKES:
Qeveri palaçosh;
kanë detyruar mbi 400 mijë shqiptarë të largohen nga vendi dhe deklarojnë me paturpësi se është ulur përqindja e të papunëve.
Në fakt vendet e punës janë ulur, është rritur numri i shqiptarëve të mbetur papune që largohen nga vendi dhe palaçot këtë e paraqesin si ‘sukses’, si ulje te numrit të të papunëve në vend…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/