Nga hetimet paraprake të policisë, rezulton se shkak i krimit te dyfishte qe tronditi dje Tiranen kanë qenë marrëdhëniet e acaruara dhe refuzimi për t’u rilidhur që Xhuljeta Çuni i bënte Xhaferr Matës.
E reja ka refuzuar t’i përgjigjet mesazheve të Matës, të cilin disa herë e kishte denoncuar në Komisariatin numër tre për kërcënim, përndjekje dhe mesazhet fyese. Por paçka shoqërimit nga policia, Mata kishte premtuar tek Inspektori i Rendit në zonë se nuk do t’i sillte më asnjë shqetësim 19-vjeçares Xhuljeta Çuni.




