VIDEO/ “Rrugorët” në aksion kundër furgonëve e autobusëve që ndalojnë “vend e...

VIDEO/ “Rrugorët” në aksion kundër furgonëve e autobusëve që ndalojnë “vend e pa vend” përgjatë autostradës Tiranë – Durrës

250
0
Shares

Nisur nga shqetësimet dhe rreziku permanent që shfaqin mjetet e shërbimit publik kryesisht në rrugën interurbane kryesore Tiranë –Durrës dhe anasjelltas, duke ndaluar jashtë stacioneve të miratuara për marrjen dhe zbritjen e pasagjerëve jashtë stacioneve të miratuara, Policia Rrugore e Tiranës prej disa ditësh ka monitoruar pikat e rrezikut ku haset më së shumti ky fenomen dhe sot janë organizuar disa pika kontrolli për monitorimin, kontrollin dhe procedimin e tyre administrativ sipas shkeljeve të evidentuara nga agjentët verifikues.

Përveç masave administrative për mjetet e shërbimit publik të cilët u ndëshkuan, Policia Rrugore apelon që kategoria e këmbësorëve të stacionohen në vendet e miratuara nga autoritetet përkatëse me qëllim disiplinimin e këtij shërbimi dhe rritjen e sigurisë në rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit.

Janë kontrolluar gjithsej 50 mjete të kësaj kategorie dhe janë vendosur 14 masa administrative për shkeljet e konstatuara.

Një tjetër shqetësim për Policinë e Tiranës është mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët,  duke kaluar në rrugët interurbane dhe në rrugët urbane, jo në mbikalimet apo në  vijat e bardha por në vendet e pa lejuara  duke ju ndërprerë rrugën automjeteve,  çka përbëjnë rrezik potencial për jetën e tyre dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për më shumë vëmendje dhe kujdes në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve.

Policia Rrugore e Tiranës Nisur nga shqetësimet dhe rreziku permanent që shfaqin mjetet e shërbimit publik kryesisht në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Durrës dhe anasjelltas, duke ndaluar jashtë stacioneve të miratuara për marrjen dhe zbritjen e pasagjerëve jashtë stacioneve të miratuara, Policia Rrugore e Tiranës prej disa ditësh ka monitoruar pikat e rrezikut ku haset më së shumti ky fenomen dhe sot janë organizuar disa pika kontrolli për monitorimin, kontrollin dhe procedimin e tyre administrativ sipas shkeljeve të evidentuara nga agjentët verifikues.Përveç masave administrative për mjetet e shërbimit publik të cilët u ndëshkuan, Policia Rrugore apelon që kategoria e këmbësorëve të stacionohen në vendet e miratuara nga autoritetet përkatëse me qëllim disiplinimin e këtij shërbimi dhe rritjen e sigurisë në rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit.Janë kontrolluar gjithsej 50 mjete të kësaj kategorie dhe janë vendosur 14 masa administrative për shkeljet e konstatuara.Një tjetër shqetësim për Policinë e Tiranës është mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët, duke kaluar në rrugët interurbane dhe në rrugët urbane, jo në mbikalimet apo në vijat e bardha por në vendet e pa lejuara duke ju ndërprerë rrugën automjeteve, çka përbëjnë rrezik potencial për jetën e tyre dhe përdoruesëve të tjerë të rrugës. Policia Rrugore e Tiranës apelon për më shumë vëmendje dhe kujdes në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve.

Publiée par Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë sur jeudi 7 juin 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY