Torturoi për vdekje djalin 9-vjeçar, babai zbulon arsyen e pabesueshme

Torturoi për vdekje djalin 9-vjeçar, babai zbulon arsyen e pabesueshme

195
0
Shares

Një baba është dënuar për më shumë se 41 vite burg për vasjen e djalit të tij.

Graham Stuart Dillon nga Canberra torturoi për disa muaj të birin 9-vjeçar dhe e djegu me cigare derisa vdiq.

Ai pranoi fajin vitin e kaluar për vrasjen e Bradyn në vitin 2016.

Kur Drillon u paraqit në Gjykatën Supreme të ACT të hënën, u burgos për 36 vite për vrasjen dhe 5 vite të tjera për dëmtime të rënda trupore.

Bradyn vdiq nga lëndime të rënda në tru në vitin 2016, pasi u përplas nga babi i tij në mënyrë të vazhdueshme në tokë.

Vdekja e tij nuk ishte rezultat i vetëm një sulmi, por i sulmeve të përsëritura gjatë një periudhe kohore prej disa muajsh.

Djali ishte djegur me cigare, qëlluar me grusht dhe hedhur përtokë në një “proces brutal torture” të shkaktuar nga babai i tij.

Graham Stuart Dillon torturoi vogëlushin për ta ndëshkuar për sjellje të keqe, si thënia e gënjeshtrave apo konsumimi i lëpirësve pas leje.

Dillon i dha goditjen përfundimtare djalit më 15 shkurt 2017 kur ai e goditi Bradyn derisa mbeti pa vetëdije.

9-vjeçari u plagos rëndë nga sulmi që i shkaktoi gjakderdhje në tru.

Dillon nuk mori në telefon shërbimet e emrgjencës por kërkoi në internet se çfarë duhet të bënte në rastet kur dikush rrëzohej.

Më pas ai filloi që të bënte blerje online dhe shikonte pornigrafi ndërsa djali ishte i pavetëdijshëm në dyshemenë e shtëpisë, raporton Daily Mail.

Bradyn qëndroi i pavetëdijshëm për orë të tëra derisa një ambulancë erdhi. Pavarësisht ndihmës mjeksore ai vdiq në spital.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY