FOTO/ Gruaja shqiptare qëllohet për vdekje nga bashkëshorti

FOTO/ Gruaja shqiptare qëllohet për vdekje nga bashkëshorti

156
0
Shares

Një grua 34-vjeçare shqiptare është qëlluar me thikë për vdekje brenda  një makine në Seregno (Monza Brianza, Itali), këtë pasdite rreth orës 16:00, në rrugën “Romagnosi”.

Sipas medieve fqinje, autori është bashkëshorti, një 35-vjeçar maroken, i cili pas krimit u paraqit te karabinierët e Seregno-s duke pohuar se sapo kishte therur gruan e tij.

Pasi u qëllua me thikë, forca të ndërhyrjes së shpejtë mjekësore shkuan në vendngjarje për ti ardhur në ndihmë gruas shqiptare, identiteti i së cilës ende nuk bëhet i ditur nga raportimet e deritanishme të mediave italiane.

Ajo u dërgua në kushte të rënda shëndetësore në spitalin San Gerardo në Monza, ku vdiq pak pas mbërritjes. Raportohet se dy bashkëshortët, të cilët kanë një fëmijë 5-vjeçar, prej rreth dy muajsh nuk jetonin më bashkë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY