Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHKODËR/Prokuroria përfundon hetimet, 9 persona të pandehur për falsifikim pijesh dhe ushqimesh

16/05/2018
EMRA & FOTO GALERI/ Shkodër, bllokohet punishtja e falsifikimit të ushqimeve, arrestohen tre persona
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sektori i hetimit të Veprave Penale në fushën e krimit ekonomiko-financiar dhe korrupsionit në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër  ka  përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim një prej çështjeve më të bujshme dhe sensitive  të kësaj Prokurorie, duke marrë si të pandehur 9 persona  prej të cilëve  8 persona fizik dhe 1 person juridik.

Pas shfaqjes së pamjeve filmike  nga emisioni investigativ “Stop” dhe denoncimeve të shumta për një periudhë prej 8 muajsh nga ana e kësaj Prokurorie janë kryer hetime në lidhje me prodhimin e kundraligjshëm të produkteve ushqimore nga shoqëria “Briland” shpk  dhe administratorit të saj shtetasit Xhavit Kasemi.

Në përfundim të tyre ka rezultuar se kjo shoqëri prodhonte pije të ndryshme alkolike dhe jo alkolike si dhe produkte të tjera  ushqimore jashtë çdo lloj standarti të parashikuar nga ligji Nr. 9863 datë 28 Janar 2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar, dhe Udhëzimi Nr. 20, datë 25 Nëntor 2010 “Për zbatimin e programeve paraprake të praktikave të mira të higjenës, praktikave të mira të prodhimit dhe procedurave në analizen e risqeve dhe pikave kritike të kontrollit HACCP në stabilimentet ushqimore”  në kushte higjeno-sanitare të papërshtatshme duke rrezikuar kështu shëndetin dhe jetën e konsumatorëve. Për muaj me radhë shoqëria është kontrolluar nga inspektorët e Autoritetit Rajonal të Ushqimit, Shkodër të cilët në kundërshtim me ligjin e kanë paraqitur situatën dhe ambientin si të përshtatshëm për prodhimin e produkteve ushqimore duke mos konstatuar asnjë shkelje.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër  nëpërmjet një kërkese prej 55 faqesh ka kërkuar dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të shtetasit Xhavit Kasemi duke e akuzuar atë për kryerjen e veprave penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” parashikuar nga neni 149/a i Kodit Penal, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë” parashikuar nga neni 288/a/2 i Kodit Penal, “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal;  të shoqërisë së tij “Briland” shpk akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” parashikuar nga neni 149/a i Kodit Penal, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë” parashikuar nga neni 288/a/2 i Kodit Penal, “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal; të punonjësve të shoqërisë Syrri Çaku, Fatjon Bushati dhe Sami Haxhija akuzuar “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë” parashikuar nga neni 288/a/2 i Kodit Penal si dhe  të inspektorëve të Autoritetit Rajonal Të Ushqimit, Shkodër shtetasve Abdyl Bajraktari, Edmond Fortuzi, Elvis Raboshta dhe Hilmi Erkoçaj të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”  në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal.

Tags: PIJE TE FALSIFIKUARA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’

Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’

30/04/2026
MDMA/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet një i ri dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

MDMA/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet një i ri dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

30/04/2026
STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

29/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’

Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’

30/04/2026
MDMA/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet një i ri dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

MDMA/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet një i ri dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

30/04/2026
STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.