VIDEO/ Rama nuk ka parë gjë akoma, do të pendohet

VIDEO/ Rama nuk ka parë gjë akoma, do të pendohet

172
0
Shares

Nënkryetari i PD Edi Paloka ka deklaruar sot se Kryeministri Edi Rama do të pendohet për deklaratat që ai bëri në mbrojtje të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe vëllait të tij të dënuar.

Nga protesta e opozitës përpara ministrisë së Brendshme, Paloka tha se Rama po vepron njësoj me Xhafajn si për Tahirin, që realisht sot është në arrest, pasi po ndiqet Kodi i Mafias.

“Imagjinoni ç’shtet kemi,  ironizoi Paloka. Deklaron i dënuari me burg që ‘unë po iki vetë në Itali!’. Ndërkohë që duhet të ishte arrestuar, t’i ishin vënë prangat. Por këtu kërcënohet opozita. Del Rama e thotë… ‘e patë skandalin tjetër?!’. Deklaroi që ai e ka bërë verifikimin! Kryeministri ka verifikuar një përgjim që sot është në Prokurori! Faktikisht i dha urdhër te prokurorja e vet, e ka prokurorinë e vet, u tha që ky përgjim nuk është i vërtetë. Por kësaj do t’ia dëgjojë krismën mbrapa. Kështu tha edhe për Saimir Tahirin.

Po ai është sot në arrest. Kodi i Mafias nuk është dhënie dore e bese, po të detyron të bësh një krim e të mban peng.

E dëgjuat Ramën?! ‘Opozita është fajtore!’. Se sipas tij, nuk është fajtor ai që e kryen krimin, por ai që e denoncon!

Si tha?! ‘Do të  përgjigjet opozita!’.

Kapet Tahiri në krim… ‘Do të përgjigjet opozita!’.

Kapet Xhafaj në krim… ‘Do të përgjigjet opozita!’.

Ajo shprehja ‘s’ka parë gjë akoma’  është vetëm fillimi, Rama do të pendohet. Protesta e sotme është vetëm një hap i parë dhe nuk do të ndalet. Rama do të pendohet për deklaratat që bëri”, theksoi Paloka.

Drejtpërdrejt nga protesta e qytetarëve tek Ministria e Brendshme.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur mercredi 16 mai 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY